Njoftim (Korabi)
3 Tetor 2005
Njoftim
Njoftojmë komunitetin Dibran në Sh.B.A. për gjendjen aktuale të Klubit Futbollistik Korabi, Dibër.
Klubi futbollistik Korabi nga Dibra e kryesuar nga Kryetari i ri Sejfulla “Sejfa” Jani, ka pretendime për tu promovuar në ligën e dytë të Maqedonisë, gjë që ka edhe premtime nga vetë liga për ti ndihmuar. Për këtë sezonë kryesia e re ka vendusur që të gjithë lojtaret edhe trajnerët e klubit të punojnë në mënyrë amatore dhe të mos paguhen, sepse klubi është me 7,000 euro borxh, dhe ka nevojë për ndihma. Shpenzimet e klubit janë të shumta, momentalisht, një lojë në Dibër kushton $475 kurse jashtë Dibre $350. Një sezonë përbëhet nga 32 lojëra, 16 në Dibër dhe 16 jashtë Dibre. Klubi Futbollistik Korabi, New York ka marë iniciativë për të grumbulluar donacione për ti ndihmuar klubit të Korabit në Dibër, së pakti një shumë prej $13,200 për ti mbuluar shpenzimet për këtë sezonë.
Së shpejti do të krijohet një webfaqe e Korabit ku mund ti merni te gjithë informatat aktuale për klubin në Dibër dhe New York, si dhe informata te tjera.
Ju falendërojmë për donacionet.
Kryesia e Korabit, New York
May 17th, 2007 at 5:43 pm
Ju faleminderit për këtë Website që po shikoj, sepse edhe ne Dibranët që jetojmë në Europe duam të shikojmë informatat nga Dibra, gjithashtu dhe skuadrën e futbollit Korabi, Dibër.
Zoti qoftë gjithëmonë me ju Dibranë .