Home » Latest News » MANIFESTIMI “DITËT E KULTURËS-DIBRA 2007”

MANIFESTIMI “DITËT E KULTURËS-DIBRA 2007”

Gjashtë orë koncert në sheshin “Skënderbe”

Mbrëmjen e 10 korrikut 2007 në Dibër filloi manifestimi “Ditët e kulturës-Dibra 2007” me një koncert madhështor e maratonik që zgjati 6 orë, duke filluar nga ora 20 e duke përfunduar në ora 2 të mëngjesit të datës 11 korrik. Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës nën patronatin e të cilit mbahet ky manifestim kulturor që do të zgjatën nga 10 korriku e deri më 11 shtator, në fjalën e tij përshëndëtëse në sheshin Skënderbe të mbushur përplot me shikues, deklaroi se: “është kënaqësi kur së bashku konstatojmë se në Dibër, megjithatë ka rini. Që sonte dhe gjatë tërë verës së bashku me vëllezërit tanë që kanë ardhur nga diaspora, do t`i kalojmë së bashku ditë të kënaqësisë dhe haresë, ditë të vlerave tona kulturore”. Në vazhdim para një numri marramendës prej disa mijëra shikuesish, me këngët e tyre popullore, zbavitëse dhe të trendeve më të reja muzikore, u paraqitën këngëtarët Agron Maqellara, Shkëlqim Agolli, habibe Ostreni, Shpëtim Duraku, Evzi Kaja, Halil Kërkuti, Xheni Mece, Daja Do, Monil dhe Roland Cutra, nga Dibra, Kastro Zizo, Dinas, Lili, Suzi, nga Tirana, Ledy M nga Berati, Besa nga Saranda, Jasmini nga Peshkopia, Adriana dhe Adelina Tahiri nga Shkupi dhe Albin Jajaga nga Kosova. Ky koncert transmetohej drejtpërdrejt nga TV lokal “Alfa”, dhe nëpërmjet internetit për mërgimtarët tanë me angazhimin e Afrim dhe Gazmend Kërkutit. Pas këti koncerti të shkëlqyer këngëtarët dhe miqtë e tyre dibranë, vazhduan këngën e vallen deri në ora 7 të mëngjesit në terracën e godinës për sportet në ujë, që ndodhet buzë liqenit të Dibrës. Në ditët që vijnë të këtij manifestimi “Ditët e Kulturës-Dibra 2007”, më 21 korrik SHKA “Haki Stërmilli” në Qendrën kulturore-Dibër, do të shfaq koncertin folklorik me këngë e valle popullore, më 23-30 korrik në Galerinë e arteve në Hamamin e Qytetit-Dibër, piktori Sabit Bocku do ta hapë ekspozitën me punimet në pikturë, më 28 korrik në Qendrën kulturore-Dibër, SHKA nga f. Zepishtë, do të paraqitet me koncert me këngë e valle popullore, më 24-31 korrik, në poligonin sportiv dhe në stadiumin e qytetit, do të mbahet turneu në futboll të vogël dhe në futboll të madh, më 1 gusht do të mbahet turneu në karate, në ambientet e SHF”Vëllazërim Bashkim”, më 5-10 gusht në poligonin sportiv të qytetit do të mbahet turneu në basketboll, më 12 gusht në Qendrën e sporteve në ujë në Liqenin e Dibrës, do të mbahet Regata ndërkombëtare, ndërsa në mbrëmje në sheshin Skënderbe, do të mbahet festa tradicionale e bostanit, më 17-18 gusht në Qendrën për kulturë, do të mbahet portiku poetik “Dr. Lutfi Turkeshi”, më 19 gusht në sheshin Skënderbe, do të interpretohet mjuzikli “Dasma Rome” dhe nga 4-11 shtator në Qendrën për kulturë do të mbahet Festivali tradicional “Teatri shqiptar në Maqedoni-Dibra 2007.

About admin

Leave a Reply

Translate »