Home » KORABI Dibër » “Ditët e Kulturës – Dibra 2007″ – Futboll

“Ditët e Kulturës – Dibra 2007″ – Futboll

DUEL NOSTALGJIK MES  OMONIMËVE  NGA DIBRA DHE NGA AMERIKA

KORABI, Dibër – KORABI, Nju Jork 3:3 (1:3)

Nefail SPAHIU
Dibër, 23 korrik 2007 – Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e kulturës – Dibra 2007″, në pjesën sportive të këtij evenimenti, si rrjedhojë e bashkëpinimit të ngushtë ndërvëllazëror, mbërëmë në terrenet e sporteve të vogla në Dibër, para një auditori të respektuar, sportdashës Dibranë dhe shumë nga diaspora, u zhvillua një ndeshje sa emocionale aq edhe nostalgjike me dy skuadrave me të njejtin emër Korabit të Dibrës së Madhe dhe atij të Nju Jorkut,që kryesisht përbëhet nga Dibrano-Amrerikanët në SHBA.
Në terren vrapuan vëllezërit e një gjaku dhe një soji, disa prej tyre këtë e bënin për të dytën herë, ndërkaq kishte prej tyre që pas kaq vitesh “debutonin” para publikutr të vendlindjes, kush me ca kilogramë më shumë e kush më mëngët, por që ndër publikun e pranishëm me potezat dhe lëvizjen e lehta në terren ngjallën emocione dhe ovacione të shumta. Në këtë rast rezultati ishte më pak i rëndësishëm, pasi triumfoi morali sportiv, ndenja për ti ruajtur lidhjet e gjakut dhe traditës sportive, zaten këte e pohoi edhe kryetari Dibrës, Argëtim Fida, dhe kryetari i skuadrës nga Amerika, Murat Mela, duke shtuar se këto ndeshje janë një farkues i mirë i atdhedashurisë dhe lidhjeve të ngushta me trojet stërgjyshore. Pas një loje atraktive , ku rezultati herë ishte në favor të njerës anë e herë të anës tjetër, që më në fund të përfundoi baraz, me fitues etikën futbollistike.

KORABI (Dibër): Mulladauti, Ushtelenca, G.Çilku, L.Çilku, Krifca, Bajrami, Shemsiu

KORABI (SHBA): Sh.Ramku, A.Jani, A.Paumi, K.Kaziu, P.Papraniku, A.Gorenca, M.Mela, A.Kllobuçishta.

Ndeshjen e referuan gjyqtarët nga Dibra, Luftiu dhe Fisheku.
Golat i shënuan: Kaziu 2 dhe Jani për Korabin nga Amerika dhe Bajrami 2 dhe G.Çilku për Korabin e Dibrës.

Për sportistët e dy Korabëve, sot në Kabinetin e kryetarit të komunës së Dibrës, Argëtim Fida, nën patronazhin e së cilit realizohet ky manifetsim u realizua një pritje në cilën kryetarët e dy skuadrave Murat Mela dhe Sejfula Jani këmbyen mendime për bashkëpunim të gjithanshëm mes skuadrave omonime. Dibrano-Amerikëve, pritje u organizoi edhe Myftiu i Dibrës, Ruzhdi Lata, ndërkaq, nga nikoqirët u janë siguruar edhe vizita “Knauf-Radikës” dhe HEC “Spile” si dhe vizitë varreve të Jasharajve në Drenicë të Kosovës etj.

About admin

Leave a Reply

Translate »