Home » KORABI Dibër » Lokomotiva (Shkup) lehtë kunder Korabit (Dibër)

Lokomotiva (Shkup) lehtë kunder Korabit (Dibër)

Korabi – Lokomotiva 0:2 (0:1)

Strumicë, 1 gusht 2007 – Në stadiumin Mladost u takuan Korabi me Lokomotivën për tu caktuar anëtarin i fundit për te hyrë ne ligen e dytë të Maqedonisë. Skuadra nga Shkupi arriti ta mposhtë Korabin me rezultat 2:0. Ishte evidente që lojtarët e Korabit nuk ishin të përgatitur as fizikisht e as mentalisht për këtë lojë aq të rëndësishme që do të vendoste anëtarësimin ne ligën të dytë të Maqedonisë. Që nga fillimi lojtarët e Lokomotivës e kishin epërsinë në lojë dhe mbas disa rastesh në minutën 36 arritën të shënojnë golin e parë përmes Boçeskit. Sa po filloj pjesa e dytë, në minutën e 47, mbas nje ndërhyrje të ashpërt të Mulladautit u akordua penallti ne favor të Lokomotivës dhe Stojanovski arriti ta shtojë epërsinë në 2:0 nga pika e bardhë.

Korabi: Trapi, B. Lleshi, Mersovski, Vrlaku, Gorenca, Spahiu, Kaba, Klloboçishta (77’ Torte), Mulladauti, Pocesta (5’ Rexha, 51’ Lleshi)

Lokomotiva: Udobaliev, Lazareski, M. Bozhinovski (82’ Mitev), Xhaleski, G. Bozhinovski, Nikancevski, Taseski (87’ Planinkovski), Naskovski, Omeragic, Stojanovski (74’ Divjakovski), Boçeski

About

Leave a Reply

Translate »