Home » KORABI New York » “Ditët e Kulturës – Dibra 2007”

“Ditët e Kulturës – Dibra 2007”

Kronologjia e vizitës në Dibër 

E PREMTE, 20 KORRIK

Udhëtimi për Dibër
Në pasditë u nisëm nga Liberty International Airport, Newark, NJ me Alitalia për në Rinas, Tiranë nëpërmjet Milanos.

E SHTUNË, 21 KORRIK

Udhëtimi për Dibër
Arritëm në Milano, Itali në mëngjes dhe pas disa orësh u nisëm për në Tiranë. Kur arritëm në Rinas (Aeoroporti Nëna Tereza) jemi habitur se sa bukur e kishin ndërtuar aeroportin, ishte bërë me të vërtet i bukur me të gjitha standardet e perëndimit. Kah mesdita e filluam rrugën për në Dibër, duke u ndalur për darkë në një restorant jashtë Librazhdit.

Arritëm në Dibër rreth orës 7 në mbrëmje. Te përmendorja e Skenderbeut kishin dalë të na presin shumë bashkatdhetarë, shokë dhe anëtarë të familjeve. Pas përshendetjeve u ndamë për të pushuar, mbasi ishim pak të lodhur nga rruga e gjatë.

E DIEL, 22 KORRIK

Ndeshje miqësore në futboll të vogël mes veteranëve
Korabi, NY – Korabi, Dibër 3:3 (3:1)
Në poligonin e qytetit ishin tubuar simpatizuesit e futbollit dhe me pa durim pritshin takimin mes veteranëve. Zëri i muzikës që kishin pregaditur ndëgjoheshte nëpër gjithë qytetin dhe ishte krijuar një atmosferë dinamike. Loja ishte në nivel shumë të lartë (duke marr parasysh moshën e lojtarëve) dhe besoj që të gjithë të pranishmit mbetën të kënaqur me lojën që demonstruan veteranët.
Menjëherë mbas loje vazhdoj muzika dhe e përfunduam me disa valle.

Darkë tek Klubi i Kajakëve Radika, sponsoruar nga Komuna
Mbas aktivitetit të futbollit shkuam në liqen tek lokalet e KK Radika ku u shtrua darka për nderin tonë. Kaluam një mbrëmje shumë të mirë, në një atmosferë tepër shoqërore me mot të freskët, buzë liqenit tone të bukur. Mbrëmjen e vazhduam deri në orët e mëngjesit duke u përmalluar me bashkatdhetarët dhe shokët.

E HËNË, 23 KORRIK

Vizita tek Kryetari Fida
Paradite ishim në vizitë tek Krytari Fida ku pos tjerash, biseduam rreth gjendjes të dobët financiare të Korabit dhe mundësia e komunës për ta financuar, sidomos pas gjasave për të hyrë në rang më të lartë, në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Ne insistuam që komuna e mban barën për të financuar Korabin mbasi është ekipi i qytetit me histori të fortë. Kryetari Fida spjegoj se komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të financuar Korabin plotësisht mbasi ka edhe aktivitete kulturore të tjera, siç janë teatri, arti & muzika, dhe klube të tjera sportive, etj…, që duhet financuar. Veçoi edhe faktin që ndërmarjet dhe bizneset që duhet të paguajnë 0.09% ndihma për sportin nuk i paguajnë, momentalisht vetëm Shpilja i paguan. Kryetari Fida shprehu mendimin që gyrbetqarët ta financojnë Korabin me donacionet e tyre. Me një fjalë, nuk na e pru mbarë kërkesën dhe nuk gjetëm gjuhë të përbashkët për ta financuar Korabin.

E MARTË, 24 KORRIK

Vizita tek Myftiu Lata
Paradite ishim në vizitë tek Myftiu Lata. Sikur tek Kryteari Fida edhe këtu biseduam pos tjerash, rreth gjendjes të dobët financiare të Korabit. Myftiu Lata na premtoj që do të angazhohet maksimalisht për të gjetur sponzorë për ti ndihmuar Korabit. Myftiu Lata dha edhe një propozim shumë të mirë, që Korabi të finacohet një pjesë nga komuna, një pjesë nga donacionet e bizneseve private në Dibër, dhe një pjesë nga donacionet e mërgimtarëve në ShBA (domethënë kryesisht nga Korabi, New York).

Drekë në Skudrinjë
Mbas takimit me Myftiun Lata u takuam për drekë në restorantin buzë lumit Radikë në fshatin Skudrinjë, ku panorama dhe ambijenti natyror ishte fantastik.

Ndeshje në futboll të vogël – turnir
Korabi, NY – Europa/Alfa 2:3 (1:1)
Në lojën e parë të turnirit luajtëm mirë por nuk mundëm ta mbrojmë avantazhin të dyfishtë që e patëm dhe mungesa a pregaditjes fizike ishte evidente në minutat e fundit të lojës.

E MËRKURË, 25 KORRIK

Vizitë në Shpilje dhe Knauf
Paradite ishim në vizitë në hidrocentralën Shpilje ku e pamë qysh prodhohet rryma dhe më pas në fabrikën Knauf ku prodhohen disa materiale të gipsit.

Ndeshje në futboll të vogël – turnir
Korabi, NY – Kosovrasti 2:6 (0:3)
Në lojën e dytë të turnirit e patëm edhe më vështirë mbasi luajtëm kundër një ekipe të rinjësh që ishin shumë më të pregaditur fizikisht dhe që arritën të fitojnë vendin e tretë.

E ENJTE, 26 KORRIK

Udhëtim në Prekaz, Kosovë per vizitë tek varrezat a familjes legjendare Jashari
Herët në mëngjes u takuam tek përmendorja e Skënderbeut ku na priste mini-busi për të udhëtuar në Prekaz. Udhëtimin e gjatë e kaluam shumë mirë duke treguar barcaleta dhe tregime të ndryshme, kemi qesh pa masë. Duhet veçuar hajgaret a Miçe Dukës dhe Turan Markes.
Pas dite arritëm në Prekaz, ku na priste cicëroni i kompleksit të ish-vendbanimit i tërë familjes Jashari që tashmë është shëndruar në muzeum. Duke ndëgjuar fjalët e cicëronit jemi emocionuar shumë me spjegimet e tij se si i kanë kaluar ditët dhe minutat e fundit familja Jashari duke luftuar kundër ushtrisë dhe policisë Sërbe. Shtëpiat e tyre ende ishin të pa prekura, ç’ashtu siç kanë qenë pas luftës së tyre. Përball shtëpive ishin varrezat e tërë familjes. Falendërime cicëronit.

E PREMTE, 27 KORRIK

Pjesëmarje në stërvitje të Korabit, Dibër
Pas dite mbasi u flladit koha pak ishim në stërvitje me lojtarët e Korabit.

E SHTUNË, 28 KORRIK

Ndeshje miqësore në futboll të madh mes
Korabi, Dibër – Korabi, Peshkopi 3:0 (2:0)
Loja miqësore ndërmjet Korabit të Dibrës Madhe dhe asaj te Dibrës Vogël (Peshkopisë) nuk ishte dëshmuese e forcave të tyre mbasi që të dyja ishin në fazën parapregaditore.

Ndeshje miqësore në futboll të madh mes veteranëve
Korabi, NY – Korabi, Dibër 4:3 (2:2)

Edhe kjo lojë nuk ishte dëshmuese e veteranëve mbasi shumica e veteranëve vendas nuk u paraqitën dhe organizimi ishte i dobët.

Ndeshje në futboll të vogël – turnir
Korabi, NY – Hisari Turist 3:6 (0:4)

Sikurse lojën e dytë, edhe këtë lojë luajtëm kundër një ekipe të rinjësh që ishin shumë më të pregaditur fizikisht dhe që arritën të fitojnë vendin e katërt.

E DIEL, 29 KORRIK

Ditë e lirë

Sejfa, Niku, Bardhyli, Atliu dhe Murati udhëtuan për në Ohër, ku mbaheshte mbëledhja e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për bisedime rreth mundësive për të hyrë Korabi në ligën e dyte të Maqedonisë.
Kështu ju mundësua Korabit një lojë kualifikuese me Lokomotivën e Shkupit.

E HËNË, 30 KORRIK

Ditë e lirë

Atliu, Timi dhe Murati udhëtuan për në Strugë për takim reth lojës mes Korabit, Dibër – Lokomotiva, Shkup.

E MARTË, 31 KORRIK

Ditë e lirë

E MËRKURË, 1 GUSHT

Strumicë
Korabi – Lokomotiva 0:2 (0:1)
Udhëtuam në Strumicë me Korabin për lojë kualifikuese kundër Lokomotivës të Shkupit ku fituesit i siguroheshte hyrja në ligën e dytë të Maqedonisë dhe u kthyem të zhgënjyer mbas humbjes.
klikoni këtu për detale

E ENJTE, 2 GUSHT

Ditë e lirë

E PREMTE, 3 GUSHT

Pritje tek Sejfa
Për drekë ishim tek Sejfa në shtëpi. Koha e mire, pije dhe ushqim plotë, dhe kur na erdhi edhe muzika ja vëndoj kapakun, kaluam një pasdite shumë të mire.

Gjysëm-finale e turnirit në futboll të vogël
Taverna Cami – Hisari Tours 4:3
Er-Gold – Kosovrasti 4:2
Të dy lojrat ishin shumë të mira, sidomos loja Taverna Cami – Hisari Tours, ekipa të përbëra krysisht nga lojtarët e Korabit. Po të luanjin kështu këta lojtarë në Strumicë me siguri do të fitonin.

E SHTUNË, 4 GUSHT

Finale e turnirit në futboll të vogël
Taverna Cami – Er-Gold 3:2
Të gjithë menduan që loja e gjysmë finales ishte ma e mira lojë deri sa u luajt finalja. Loja ishte më e mira e turnirit dhe ekipi Taverna Cami fitoj edhepse ekipi Er-Gold dy herë a pati epërsinë.

Udhëtimi për Tiranë
Menjëherë mbas lojës finale në poligon u nisëm me mini-bus për në Tiranë.

E DIEL, 5 GUSHT

Udhëtimi për New York
Heret në mëngjes u nisëm nga Rinasi, Tiranë dhe mbas dite arritëm në Liberty Internation Airport, Newark, NJ.

Falendërime të veçanta Sejfës, Miçes, Nikut dhe Doktor Lulit që na shoqëruan gjatë vizitës.

About admin

Leave a Reply

Translate »