Home » KORABI New York » “Ditët e Kulturës – Dibra 2007” – Kajak

“Ditët e Kulturës – Dibra 2007” – Kajak

Marrin pjesë 10 klube nga vendi dhe jashtë

Nefail SPAHIU
Dibër, 9 gusht 2007 – Në kuadër të manifestimit kulturo sportiv “Ditët e kulturës – Dibra 2007”, pas përfundimit të turneut në futboll të vogël, në program është edhe një garë sportive, në organizim të Klubit të kajakut “Radika”-Dibër. Fjala është për regatën ndërkombëtare tradicionale “Dibra 2007”, e cila ditën e diel, në ujërat e qeta të liqenit piktoresk të Dibrës do ti tubojë klubet më të mira të vendit dhe disa klube nga Bullgaria, Greqi, Kosova dhe Serbia. Sipas fjalëve të kryetarit të KK “Radika”, njëherësh trajnerët dhe udhëheqës i kësaj regate, Urim Lleshi, të dielën në orën 10 pranë vendit të quajtur “Hangari”, forcat dhe talentin e tyre do ti provojnë garues nga klubet: “Drini i Zi” nga Struga, “Zmaj” nga Zemuni (Serbi), “Traki” nga Pllovdini – Bullgari, “Vëllazërimi” nga Gjakova, “Stërmec” nga Ohri, CSKA nga Sofja, “Paneva”- Serbi, “Janica”- Greqi, “Babuna” nga Velesi dhe “Radika” e Dibrës. Përgatitjet për realizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv janë kryer me kohë, shton Lleshi.
“Synimi i klubit, është që edhe në këto gara ta dëshmojmë formën dhe talentin tonë si dhe ta përsërisim suksesin nga garat e Kupës së Maqedonisë, ku ishim pa konkurrencë”.

About admin

Leave a Reply

Translate »