Home » Latest News » Mbahet manifestimi “Festa e Shalqirit”

Mbahet manifestimi “Festa e Shalqirit”

“Ditët e kulturës – Dibra 2007″

Nefail SPAHIU
Dibër, 10 gusht 2007 – Në kuadër të manifestimit “Ditët e Kultures – Dibra 2007”, pas realizimit të disa programeve kulturo-sportive, në radhë është edhe në eveniment interesant. Bëhet fjalë për shënimin e manifestimit tradicional, e njohur si “Festa e Shalqirit”, manifestim ky që sivjet në Dibër realizon edicionin e tij të gjashtë, e iniciuar nga Shoqata e mërgimtarëve dibranë në Itali “Dibra” e që sivjet mbahet nën patronazhin e pushtetit vendor të Dibrës. “Festa e shalqirit”, do të mbahet në orët e mbrëmjes (20-23h.), më 12 gusht në Sheshin “Skënderbeu” në Dibër, e që do të përcillet me një sërë aktivitetesh, siç janë vendosja e stendave të bujqve dibranë me ekspozimin e shalqirit, parakalimi i grupeve të lojërave verore, karnavalin, respektivisht maskenbalin, degustimin e shalqirit, ndarjen e çmimeve për secilin aktivitet dhe do të përfundojë me muzikë për të gjithë. Pasi të jetë bërë përzgjedhja e 10 bujqve më të mirë do të ekspozohet malli nëpër stende, të cilat do të jenë të vendosur në formë të gjysmë harku rreth trotuarit pranë Shtatores së “Skënderbeut”, e pastaj do të zgjidhen tre kokrrat me peshë më të madhe të shalqirit, për të cilët janë paraparë çmime stimuluese, ndërkaq me çmim do të ndërrohet edhe stenda e dekoruar më mirë.

Shalqin vendi

About admin

Leave a Reply

Translate »