Home » Latest News » “RADIKA “ FITUESE E REGATËS

“RADIKA “ FITUESE E REGATËS

Në Liqenin e Dibrës u mbajt regata IV ndërkombëtare në kajak dhe kanu ”Dibra 2007”

Nefail SPAHIU
Dibër, 12 gusht 2007 – Të dielën në ujrat e qeta të Liqenit të Dibrës nën patronazhin e pushtetit vendor, në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës – Dibra 2007” dhe organizim të KK ”Radika” nga Dibra u mbajt Regata e IV ndërkombëtare “Dibra 2007” në të cilën morrën pjesë garues nga KK “Trakia” – Pllovdiv (Bullgari), ”Vëllazërimi” – Gjakovë, “Stërmeci” – Ohër, KK “Babuna “ – Velesi, ”Drini i Zi “ – Struga dhe ekipi nikoqir “Radika” – Dibër. Në këtë regatë ishin të ftuar edhe ekipi i “Janicës” nga Greqia, të cili për shkaqe objective nuk arritën të arrijnë me kohë në Dibër si dhe ekipet sërbe “Zemunui” dhe “Pançeva” të cilët nuk e arsyetuan mosardhjen e tyre. Sidoqë të jetë, moti i mirë, organizimi për çdo respekt dhe prania e madhe e adhuruesve të sporteve në ujë nga Dibra dhe nga qytetet tjera ndikuan që kjo regatë të cilësohet si një manifestim me cilësi të lartë. Klubi “Radika “ nga Dibra në këtë garë morri pjesë me mbi 25 garues në të gjitha kategoritë dhe me rezultatet e arritura, pas fitores bindëse në Kupën e Republikës, që u mbajt para një muaj e gjysmë në Ohër edhe në këtë garë arriti të shënojë njerin nga sukseset e veta më të mëdha që nga riaktivizimi i vet prej para pesë vitesh e deri më sot.

Klubi i kajakistëve dhe kanuistëve të rinj dibran, në këtë garë doli fitues me pak diferencë nga rivalët e vet KK ”Drini i Zi” nga Struga, ndaj kryetari aktual dhe njëherit traineri i këtij klubi Urim Lleshi me anëtarët e Kryesisë të klubit dhe vetë pjesëmarrësit në këtë sukses të madh, nuk e fshehin kënaqësinë e tyre nga ky triumf, sado i ngushtë,aq më shumë kur kihet parasysh se pikërisht se edhe njëherë në garë e thyen dominimin disa dekadësh të KK “Drini i Zi” nga Struga.

 

Pas katër orësh gara n C-l,500m., C-2,500m. dhe në l,000m. për pionierë, kadetë, të rinj dhe seniorë, KK “Radika” u radhit e para në konkurencën e klubeve me 42.5 pikë para “Drinit të Zi” me 42 pikë dhe “Trakisë” me 34 pikë. Më pas radhiteshin “Stërmeci”, “Babuna” dhe “Vëllazërimi”. “S’ka se si të mungojnë sukseset kur punohet me vullnet, disiplinë dhe dashuri ndaj sportit dhe ngjyrave të klubit, tha në fillim të fjalës së vet kryetari e njëherit trainer i këtyre sportistëve të rinj Urim Lleshi. Por, shton ai, ajo që na emocionon nga dy garat e fundit është fakti se pas një dominimi të gjatë në radhitjen e klubeve nga KK “Drini I Zi”, ““ky mit” ka filluar të “zhbëhet” keq nga talented tanë”. Meritë për këtë sukses kanë të gjithë, por sigurisht se dallohen reprezentueset e reja Rina Kaziu, Ardita Kaja, pastaj Ngadhnjim Cami, Ejona Axhiu, Dorutina Lleshi, Rajmonda Bunukçiu, Yllza Sllova, Blerim Jani, Blendi Çutra, Besart, Hekuran dhe Drilon Lleshi, Mirjana Mihajllovska, Valmir Çiçe, Flakron Maqellara, Sulejman Kuka, Atdhe Taraveri, etj…

Në fund për ekipet dhe garuesit më të suksesshëm u ndanë Kupa dhe mirënjohje nga ana e organizatorit të regatës. Duke ua uruar këte sukses të madh kajakistëve dhe Kryesisë së Klubit “Radika”, kryterai i Komunës së Dibrës, Argëtim Fida, njëherit ish anëtar aktiv i këtij klubi, theksoi nevojën për masovizimin edhe më të madh të radhëve të klubit me anëtarë të rinj, dhe i inkurajojë ata që të vazhdojnë me këtë rritëm të punës që vazhdimisht këtij klubi i sjell sukses, me shpresë se në të ardhmen këto suksese të jenë edhe më kolosale.

About admin

Leave a Reply

Translate »