Home » Latest News » Projekti për ndërtimin e HEC “Ura e Boshkut” projekt i shumëpritur

Projekti për ndërtimin e HEC “Ura e Boshkut” projekt i shumëpritur

HEC “URA E BOSHKUT“ ME RËNDËSI TË SHUMFISHTË PËR VENDIN DHE DIBRËN

Nefail SPAHIU
Dibër, 4 shtator 2007 – Një projekt i shumëfolur, e i shumë kërkuar dhe i shumë pritur, projekti HEC “Ura e Boshkut” i paraparë për realizim, që para dy dekadash e gjysmë, që kur ndërtohej HEC “Spile” në fundvitet e gjashtdhjeta të shekullit që e lamë pas, me sa duket pas kryerjes së studimeve fizibilizuese, që i bënë ministritë gjegjëse, si ajo e Ekonomisë dhe e Bujqësisë, respektivisht Drejtoria e Fondit të ujrave, me sa duket më në fund, është para realizimit konkret. Tash pritet që të shpallet tenderi dhe të nisin punët për finalizimin e këtij projekti tepër të rëndsishëm për elektroekonominë e vendit e veçanrisht për rajonin e Dibrës, që do të ofrojë premisa positive në çdo aspekt të jetës në këtë anë, e sidomos në sferën e punësimit të kuadrove nga lëmi i elektroteknikes.

Lidhur me realizimin e këtij projekti madhor, kërkuam pronocimin e kryetarit të komunës të Dibrës, Argëtim Fida, i cili mes tjerash tha se “Është Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, gjegjësisht Drejtoria e Fondit të ujrave,që i menaxhojnë ujrat në Republikën e Maqedonisë si edhe pasuritë minerale, për të cilën gjë ata hapin tender për koncesion. Tani për tani, shton Fida dihet vetëm vëllimi i ujrave sa është dhe gezioni, i cili duhet të bëhet. Çdo kapacitet, çdo investim në komunën e Dibrës dhe në rajon është i mirëpritur, posaçërisht në këtë periudhë në të cilën Ballkani ka hyrë në një krizë energjetike, sidomos me mbylljen e centralit atomik në Bullgari, i cili ishte si një siguresë që hynte në të gjitha shtetet e rajonit në mungesë energjie. Edhe vetë Maqedonia po ballfaqohet me këto probleme, ndaj ngritja e HEC “Ura e Boshkut” është më se i mirëpritur.”

Ky hidrocentral, shton mëtej Fida, është i një sistemi vetëm me një pendë të vogël dhe jo me liqen klasik, pra është sistem me tubacione dhe kanale, që mbrihet të kuota maksimale, e cila sipas disa njoftimeve duhet të arrijë deri në rreth 70 megavatë (diç më shumë se 68 MGV), por projekti teknik akoma nuk është i përgatitur. Së pari, vëren Fida, duhet të fitohet koncesioneri, e ai e ka obligim pastaj të ndërton projektin teknik dhe nga projekti teknik do të caktohet fuqia. Të gjitha këta, respektivisht kjo faze është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, Ekologjisë dhe Bujqësisë, e prej momentit kur fitohet tenderi, sigurisht që Kompania, e cila do të fitojë tenderin do të hyjë në kontakt edhe me pushtetin vendor, pasiqë traseja dhe pjesa më e madhe e punimeve duhet të realizohen në atarin e komunës së Dibrës, e me siguri që ne do të jemi të involvuar edhe ne në planifikimin e ndërtimit, do me thënë duhet të merret pajtueshmëri nga komuna e jonë si edhe lejet e ndërtimit duhet të jepen nga Njësia e urbanizmit. Komuna e jonë, shton Fida, jo që nuk ka asnjë ide të bëjë obstrukcione, po përkundrazi do të japë ndihmesë maksimale që të realizohet ndërtimi i këtij hidro-objekti me vlerë kapitale për të gjithë. Është e rregulluar me ligj, që nëse pushteti vendor ose Njësia e urbanizmit bën obstrukcione, Ministria e Transportit e jep lejen e ndërtimit, kështuqë ne nuk kemi ndërmend të bëjmë obstrukcione, pasi shpresojmë për disa vite sa do zgjasë faza e ndërtimit të tij do të mund të realizohen punësime të Kompanive më të vogla nga kompanitë më të mëdha, do me thënë maqineria lokale edhe punëtorë-mjeshtra për gjatë gjithë periudhës së ndërtimit do të angazhohet fuqi punëtore. Kam shpresa se do të gjejmë mirkuptim me firmën që do ta merr punën që ta angazhojmë potencialin ekzistues në komunën tonë, pasi ne disponojmë me kuadro mjaft të përgatitur në qytetin tonë si: inzhenierë, ekonomistë, juristë, etj. do të ketë perspektivë edhe për punësime të gjeneratave më të reja, tha mes tjerash Fida.

Salaudin Kosovrasti, afarist dhe humanist i njohur dibran, për prioritetet, që do ti ofron ndërtimi i këtij objekti për komunën e Dibrës, mes tjerash, thotë: ”Më vjen mirë që dëgjoi se ndërtimi i një objekti siç ësht HEC ”Ura e Boshkut” më në fund do të finalizoheshka, pasi kjo për rajonin tonë ka domethënie të madhe. Sikur të punësohen edhe dhjetrave dibranë, kjo do të thotë shumë për ndaljen e migrimit në këtë anë. Mbase gjykoi se prioritetet nga ky projekt janë të shumfishta, si nga aspekti i energjisë, nga aspekti urbanistik, nga aspekti punësimeve të shumta të kuadrove nga komuna e shumlë e shumë të mira tjera.

Afaristi Ramazan Kaçallniku, kujton kohën para katër dekadash kur ndërtohej HEC”Spile” kur Dibra përjetonte një gjallëri të jashtzakoshme. ”Kur ndërtohej “Spile” shumë dibranë me vite të tëra e siguronin bukën në firmat e ndërtimit ku gjetën punë. Besoi se edhe “Ura e Boshkut” do të jetë me levërdi të shumfishtë për ne dibranët.

About admin

Leave a Reply

Translate »