Home » Latest News » Në Dibër u zhvilluan garat shtetërore në kajak dhe kanu

Në Dibër u zhvilluan garat shtetërore në kajak dhe kanu

Dibër, 10 Shtator 2007 – Në ujërat e qeta të Liqenit piktoresk të Dibrës, të dielën nën patronazhin e Federatës së Maqedonisë në kajak dhe kanu dhe me organizim teknik të KKK “Radika” nga Dibra, u mbajtën garat shtetërore për kategoritë e pionierëve, kadetëve, juniorëve dhe seniorëve. Kurse pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin “Radika” nga Dibra, “Drini I Zi ” nga Struga, “Stërmeci” nga Ohri dhe “Babuna” nga Velesi. Pas tre orë gare, me plot meritë, ekipi i “Drinit të Zi” më 104 pikë të tubuara u plasua në vendin e parë para “Radikës”, e cila tuboi 103.5 pikë. Ndërsa në vendin e tretë, u plasua ekipi i “Stërmecit” me 37 pikë. Kryetari i KKK “Radika”, njëherësh edhe trajner i ekipit, Urim Lleshi, për gazetën “Koha” u shpreh se “rezultati i ekipit dibran kishte mundësi të jetë shumë më i mirë, por duke pasur parasysh vazhdimësinë e garave dhe rivalitetin e shëndoshë me ekipin strugan, të cilin thuaja se në tre garat e fundit i kemi fituar”, deklaroi Lleshi.

About admin

Leave a Reply

Translate »