Home » KORABI Dibër » Korabi mund Leshanin në Dibër

Korabi mund Leshanin në Dibër

KORABI – LESHANI 2:0 (2:0)
Gol: 1’ Fuat Spahiu, 41′ Abib Kllobocishta

Arbër Kuka
Dibër, 30 Shtator 2007 – Sapo filloj loja, në minutën 1, Korabi në aksionin e parë shënoj gol me anë të mesfushorit Fuat Spahiu, i cili u gjend në vendin e duhur dhe shënoj me kokë, Korabi 1-0. Pas golit të parë, Korabi vazhdoj me një lojë më ofanzive nga kundërshtari, i cili vetëm në mbrojtje luante. Por sulmusesit nuk ishin edhe aq te saktë në gjuajtet e tyre, sepse kishin edhe 2-3 raste për të shënuar gola.

Në minutën 41 erdhi edhe goli i dytë i Korabit nga Abib Kllobocishta. Një gol shum i bukur, me shum mjeshteri Abibi nga 25 metra e lloboj topin mbi portjerin e ekipit të Leshanit, Korabi 2-0. Në pjesën e parë mbrojta nuk kishte shumë punë sepse loja luheshte në gjysëmfushën e Leshanit. Mesfusha luajti mirë, sulmi ishte pjesa më e dobet e Korabit sepse sulmuesit nuk bënin raste shënimesh, edhe ata raste që i krijuan nuk mundën ti realizojnë.

Në fillim të pjesës se dytë Leshani e filloj lojën më me ofanzivë se në pjesën e parë, por kjo nuk zgjati shumë se mbas 10 minuta loje Korabi përsëri e mori në kontroll lojën. Pjesa e dyte ishte kishte më pak raste shënimesh për Korabin sepse ishin më të përqëndruar në mesfushë. Leshani krijoj disa raste të mira për gol me disa kundërsulme por portjeri i Korabit, Muhamet Trapi ishte në vendin e duhur.

Në përgjithësi ishte lojë e qetë pa asnjë karton dhe me një referim korekt.

About admin

Leave a Reply

Translate »