Home » KORABI Dibër » Korabi e mori fitoren e parë si mysafir në këtë sezonë

Korabi e mori fitoren e parë si mysafir në këtë sezonë

DEBRCE (Ohër) – KORABI 2:3
Gol: Fuat Spahiu, Fitim Samarxhiu, Albert Kaba

Arbër Kuka
Debrce, Ohër, 7 Tetor 2007 – Korabi e mori fitoren e parë si mysafir në këtë sezonë. Një pjesë e parë shumë e rëndë për Korabin, ku luante kundër një ekipi jo shumë të mirë, por luante kunder një eikipi shumë të ashpër ku me çdo kusht donin ti lëndojnë lojtarët. Luanin edhe kunder një referimi shumë të keq, ku gjyqtarët u panë se me çdo kusht donin te fitojë ekipi vendas, duke refuar edhe 2 penallti për ekipin vendas.

Por në pjesën e dytë lojtaret e Korabit bënë mrekullinë duke e kthyer rezulltatin ne 2-3 me nje lojë të shkëlqyer, ku edhe gjyqtarët nuk mundën ti ndalojnë, sepse luajtën një loje me shumë vullnet. Fuati, Fitimi dhe Berti ishin lojtarët që ja dhanë një fitore shumë me vlerë Korabit.

Por në këtë ndeshje na deshti edhe fati, sepse në minutën e fundit të lojës gjyqtari referoi një penallti për vendasit, por lojatri që gjuajti penalltinë nuk ishte i saktë.

Korabit i urojmë suksese dhe ishalla vazdhon me fitore si mbrenda ashtu edhe jasht fushës së saj.

About admin

Leave a Reply

Translate »