Home » KORABI Dibër » Fuat Spahiu “heroi” i Korabit

Fuat Spahiu “heroi” i Korabit

Korabi – Rabotniku (Manastir) 4:1 (1:0)
Gol: Fuat Spahiu 3, Faizi

Arbër Kuka
Dibër, 21 Tetor 2007 – Korabin nuk ka kush e ndal, edhe këtë javë fitoi një lojë me një rezultat bindës. Këtë lojë Korabi e nisi me disa mungesa të rëndësishme, mungonte Adrian Mulladauti dhe Abdul Lleshi, kishin nga 3 kartona te verdhë.

Pjesa e parë filloj me një lojë të mirë nga të dy ekipet. Shanci i parë i u dha Korabit për të shënuar nga një penallti, por Fitim Samarxhiu ishte pa fat duke gjuajtur lart portës së kundershatrit. Mbas humbjes të penalltisë lojtarët e Korabit vazdhuan në mënyrën më të mirë lojën duke shënuar gol me anë të Fuat Spahiut.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Korabin. Pas hyrjes në lojë të Abibit Klloboçishtës, loja e Korabit u bë edhe më e mirë, duke luajtur shumë mirë në mesfushë erdhi edhe goli i dytë nga Faizi. Goli i dytë u dha më tepër moral lojtarëve të Korabit duke i shënue edhe dy gola të tjera nga Fuat Spahiu, i cili per kete ndeshje ishte “heroi” i Korabit.

Normal, një bravo e madhe shkon për te gjithë lojtaret e Korabit, të cilët i mbrojnë ngjyrat e ekipit Dibran.

About admin

Leave a Reply

Translate »