Home » KORABI Dibër » Edhe një fitore e Korabit ne Dibër

Edhe një fitore e Korabit ne Dibër

Korabi – Veleshta 2:1 (1:1)
Gol: Fuat Spahiu, Albert Kaba

Arbër Kuka
Dibër, 4 Nëntor 2007 – Korabi nuk luajati lojë të mirë për shkak se kishte disa mungesa në formacionin bazë. Mungonin Abib Klloboçishta dhe Adrian Mulladauti, të dënuar me karton të kuq, Fitim Samrxhiu, i cili tani më gjendet në Itali, dhe Betim Leshhi që u lëndua gjatë ndeshjes.

Në këtë ndeshje ju dhanë shancë të luajnë lojtarët e rinj, të cilët dhanë maximumin. Fuat Spahiu ishte autori i golit të parë në fillim të ndeshjes. Pas këti goli loja u luajt më shumë në mesfushë pa shumë shanca. Në mesin e pjesës së pare, ekipi i Veleshtës e barzaoi rezultatin dhe me këtë rezultat mbaroj pjesa e pare.

Pjesa e dytë ishte pak më e mirë se pjesa e parë për lojtarët e Korabit, të cilët krijuan disa shanca po nuk i realizuan. Në një sulm të Korabit, mbrojtësi i ekipit kundërshatar bëri nje ndërhyrje të palejueshme në zonën e penalltisë, dhe gjyqtari me plotë meritë akordoi penallti. Albret Kaba e me sukses e gjuajti penalltinë dhe solli epërsi Korabit .

Tabela                        Lojë                  Pikë

1. Novaci                       13                      32
2. Prespa                      13                     28
3. Kravari                     13                      25
4. Pitu Guli                   13                      25
5. Tumbe Kafe             11                      24 (diskfalifikuar nga liga)
6. Vardino                    12                       23
7. Korabi                    13                      22
8. Veleshta                    13                      19
9. Perparimi                 12                      19
10. Makedonski Brod  13                      16
11. Vllaznimi                 12                      13
12. Rabotniku               13                      13
13. Debrca                     13                      11
14. Leshani                    13                        8
15. Mlladost                  12                        7
16. Stelje                        13                       7

About admin

Leave a Reply

Translate »