Home » Latest News » Njoftim nga “KB Dibra Junior”

Njoftim nga “KB Dibra Junior”

Të nderuar vellezer në ShBA,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që basketbollistët tanë sivjet marin pjesë në garat seniore dhe me kadete. Kjo ndodh për herë të parë te ne në Dibër, dhe kampionati fillon me 17 Nëntor 2007, loja e parë është me Prilepin e pastaj me Strugën dhe pastaj me disa ekipe të Shkupit. Por e gjithë kjo ka harxhime, kemi shpenzime të llojllojshme. Njëher na keni ndihmuar, por kjo don vit për vit, pjesmarjen tonë e rezikojnë mjetet financijare të cilat nuk i kemi dhe momentalisht jemi në krizë financijare me gjithë ndihmën e këtueshme.
Për këtë vit na nevojiten 5,000 dollar, por ne edhe me një ndihmë të vogël dot kishim vazhdue.

Qëllimi jonë është me hy në ligën e dytë të Maqedonisë, pasi kemi lojtarë të rinj me moshë dhe me eksperiencë 3 vjeçare. Unë, Argetim Jajaga kam ndihmuar shumë për të nxjerë kuadra basketbolli në Dibër dhe ja arita qëllimit dhe mos e ndërpresim për pak mjete, pagesë referësh, transport lojtarësh, pagesë në Federate, etjera.

Ju përshëndesim, ju udhëheqësit dhe gjithë ato që na ndihmuan vjet me 1,160 dollar. Besojmë që do të tregoheni human dhe sportdashës edhe sivjet, faleminderit edhe njëherë.

NGA KRYESIJA
“KB DIBRA JUNIOR”

TIMI, MENI, TITI, FATMIRI, DHE TJERË

About admin

Leave a Reply

Translate »