Home » KORABI New York » KOMBËTARJA ËSHTË E POPULLIT SHQIPTAR DHE JO A ATYRE QË DUAN TË BËJNË PARA ME KOMBËTAREN…….

KOMBËTARJA ËSHTË E POPULLIT SHQIPTAR DHE JO A ATYRE QË DUAN TË BËJNË PARA ME KOMBËTAREN…….

DEKLARATË

Tifozat Kuq e Zi janë një grupim i krijuar për ta dashur dhe për t’i shërbyer Flamurit Kuq e Zi. Jemi mbledhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare me qëllimin e vetëm që t’i shërbejmë Kombit tonë dhe të njihemi e ta duam njëri-tjetrin. Prishtinasi ka gjetur vëlla në Shkodër, kavajasi shokë në Tuz, gjakovari ka bërë motër në Tiranë, llapjani u miqësua me Drenicë e Tetovë, Preshevari ka gjetur vëlla në Sarandë. Nga çdo ndeshje dalim më të bashkuar me njëri-tjetrin dhe mundohemi të jemi shembull dhe frymëzim për rininë Shqiptare.

Në çdo ndeshje, afër apo larg, në Shqipëri apo në Danimarkë, në verë apo në dimër, në diell apo në shi, në çdo ndeshje bashkohemi për t’i dhënë zemër lojtarëve tanë, për t’i ndihmuar ta nderojnë flamurin, t’i nderojnë ngjyrat kuq e zi, ta nderojnë kombin shqiptar. Dhe asnjëherë nuk presim fitore! Po të prisnim të tilla, rrallëherë do të ishim në stadiume. Gjërat e vetme që kërkojmë janë virtytet shqiptare: kërkojmë KRENARI, kërkojmë ZEMËR, kërkojmë NDERSHMËRI, kërkojmë DINJITET, kërkojmë BESË, kërkojmë RESPEKTIN NDAJ SIMBOLEVE KOMBËTARE, kërkojmë RESPEKTIMIN E TRADITAVE SHQIPTARE!

Ngjarjet e dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares tonë të futbollit na kanë bërë që ta ndjejmë veten jo vetëm të braktisur në këtë qëllim të shenjtë, por edhe të zhgënjyer e të fyer deri aty ku nuk mban më.

Shohim lojtarë që kinse mbrojnë ngjyrat kuq e zi, por nuk e këndojnë himnin!
Shohim tifozë të lagur nga shiu, por lojtarëve nuk i bëhet vonë për ta dhe as që e kthejnë kokën nga ta pas ndeshjes!
Shohim lojë pa kokërr inati, pa kokërr zemre, pa kokërr krenarie!
Shohim një trajner të huaj më të angazhuar për simbolet tona, sesa vetë Shqiptarët!
Shohim marrëveshje e shtrëngim duarsh me trajner, por luhet aq keq sa detyrohet trajneri të japë dorëheqje!
Shohim vendosje të shumave marramendëse bastesh ne “5+” e më shumë!

Nuk e dimë se ku është halli. Ne do ta vazhdojmë misionin dhe punën tonë, sepse Kombëtarja nuk është as e lojtarëve, as e Federatës, as e trajnerit, a zoti na ruajtë e ndonjë mafie bastesh.

Kombëtarja është e popullit!
Kombëtarja është e shenjtë!
Kombëtarja është e të gjithë Shqiptarëve!
Kombëtarja është Etnike – Kombëtarja është NJË!
Kombëtarja jonë është PASURI KOMBËTARE!

Të gjithë ata që e kanë dërguar Kombëtaren tonë në këtë derexhe duhet ta kuptojnë se nuk mund të luajnë dot me simbolet dhe ndjenjat kombëtare. Vetëm kush është i denjë dhe punon duke i respektuar parimet e mësipërme duhet të bëhet pjesë e saj. Përndryshe do të shkojmë gjithmonë poshtë e më poshtë e do t’i lejojmë të tjerët që të na poshtërojnë e të mos na respektojnë më në fushë e jashtë saj. Dhe respekti fitohet veç me punë, ndershmëri dhe besnikëri ndaj vlerave e simboleve kombëtare.

Për momentin na mbetet vetëm t’ia qajmë hallin Shqipërisë së mjerë dhe të mjerët ne në çfarë gjendjeje kemi lejuar të biem!

I thërrasim të gjithë bashkatdhetarët, motrat dhe vëllezërit shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Bujanoc, në Tuz, në Artë e në gjithë botën që së bashku t’i nderojmë traditat tona shqiptare, së bashku t’i respektojmë simbolet tona kombëtare, së bashku t’iu kundërvihemi çdo loje me ndjenjat kombëtare.

SË BASHKU T’IA KTHEJMË KRENARINË SHQIPTARISË!!!

VEÇ BASHKIM!

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Email: info@tifozatkuqezi.com

About admin

Leave a Reply

Translate »