Home » KORABI Dibër » Korabi “shpartalloi” kryesuesin

Korabi “shpartalloi” kryesuesin

Liga e Tretë e Maqedonisë 

KORABI – PRESPA 3-0 (2:0)
Gol:Albert Kaba, Fuat Spahiu dhe Faizi 

Arbër Kuka
Dibër – 9 Mars 2008 – Nisi sezoni pranveror në Ligën e Tretë të Maqedonisë ku Korabi ishte nikoqir i ekipit të Prespës.
 

Prespa ështe kryesuesi i ligës së tretë, mbas diskualifikimit të ekipit Novaci, i cili ndodheshte në vendin e parë.Korabi lojën e filloi me shumë lojtarë të rinj, të cilët me lojën e tyre treguan se Korabi ka ardhmëri. Fillimi ishte shumë i mirë, me shumë shanca, por me një realizim jo shumë te mirë. Në minutin 18, Korabit i anullohet një gol, për prekjen e topit me dorë. Në minutin 40, goli i parë erdhi nga një aksion i nisur nga Musa Samarxhiu dhe me një krosim të bukur nga Abdul Lleshi tek Albert Kaba, i cili me lehtësi e mposhti portjerin kundershtar. Menjëherë mbas golit të parë, në minutin 43 Fuat Spahiu shfrytëzoi një gabim të mborjtësit mysafir dhe shënoi golin e dytë në këtë takim. 

Pjesa e dytë nisi me të njejtën tempo dhe me të njejtën lojë ofenzive. Ne minutin 55 në fushën e lojes u fut Fitim Samarxhiu, ishte një “surprizë” e këndshme kur e pamë Fitimin në lojë, pasi mungonte që nga sezoni i kaluar, sepse ndodhet në emigrim në Itali. Në këtë lojë dominoi loja kolektive ku mesfusha ishte reparti më i pregaditur dhe u dallua me një lojë shumë të mirë Musa Samarxhiu. Ne minutin 60 Fitimi Samarxhiu, Albert Kaba dhe Musa Samarxhiu organizuan një aksion shumë të shpejtë, të cilin Faizi e finalizoi me gol. Lojtarët e Prespës gati gjithë lojës mundoheshin me shënue me anë të kundërsulmeve, por portjeri Muhamet Trapi me disa pritje te mira nuk i la që të shënojnë. Në minutat e fundit të ndeshjes pamë edhe një gol tjeter nga Betin Lleshi, por u anullua për pozicion jashtë loje, nje vendim i çuditshëm i anësorit. 

Korabi me shumë meritë e fitoi këtë lojë dhe i tregoi ekipit kryesues se si luhet futbolli. 

Komisioni Disciplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka mar vendim dhe ka dënuar nga 1 vit dy lojtarë të Korabit, Adrian Mulladauti dhe Abib Kllobocishta.

About admin

Leave a Reply

Translate »