Home » KORABI Dibër » Fitore me “forcë” e vendasve

Fitore me “forcë” e vendasve

Liga e Tretë e Maqedonisë 

Kravar (Manastir) – KORABI 1:0 (1:0)

Arbër Kuka
Manastir – 16 Mars 2008 – Korabi ishte mysafir i ekipit Kravar të cilët nuk ishin mikpritës të mirë.

Pjesa e parë ishte një lojë me disa shanca nga të dy palët. Mbas disa pritjeve shumë të mira të portjerit Trapi, ekipi Dibran nuk ariti që të mbrohet mirë, pasi që morën një gol, i cili ishte edhe vendimtar. Fati nuk ishte në anën e Korabit pasi që Fuat Spahiu goditi shtyllën nga një goditje faulli, dhe me këtë shtyllë mbaroi edhe pjesa e parë.

Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë e ashpër, ku vendasit me shumë faulle arinin ti ndërprenin aksijonet e Dibranëve. Gjyqtari ndeshkoi 5 lojtarë vendas me kartona të verdhë, por nga këto 5 të verdhë, 2 duheshin të jenë të kuq. 10 minuta para fundit të lojës Albert Kaba e pati rastin më të mirë për të barazuar, por nuk ishte i sakte për të shënuar.

Kjo ishte humbja e parë në sezonin pranveror.

About

Leave a Reply

Translate »