Home » Latest News » Njoftim nga “Tifozat Kuq e Zi”

Njoftim nga “Tifozat Kuq e Zi”

Tifozat Kuq e Zi kanë nderin t’i ftojnë të gjithë anetarët tanë që të marrin pjesë në koktejin që do të mbahet me rastin e katërvjetorit të themelimit të rrjetit tonë. Festiviteti do të mbahet ditën e diel, në datën 23 mars 2008, duke filluar prej prej orës 18:00 në Dibër, në lokalin ‘Zogu’. Ju lutemi që në takim të vini të veshur kuq e zi dhe që më parë ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emailin: info@tifozatkuqezi.com ose në numrin e telefonit +389 70 639 578.

Pos anëtarëve, në këtë festim janë të ftuar të gjitha grupet e tjera tifozerike lokale dhe të Kombëtares, dhe një numër miqsh e përkrahësish të zgjedhur që kanë ndihmuar aktivitetet tona gjatë viteve të shkuara. Ardhja dhe prania juaj në këtë festim do të jetë nder për ne.

Së bashku jemi më të fortë!

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë shqiptar!

About

Leave a Reply

Translate »