Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI – Vardino (Demir Hisar) 2:0 (1:0)
Gol: Fuat Spahiu 2
Arbër Kuka
Dibër, 23 Mars 2008 – Në stadiumin e qytetit në Dibër nuk dihet se çfarë është humbja, edhe në këtë ndeshje Korabi fitoi me shumë lehtësi.
Falë lojës të mirë dhe 2 golave të shënuar nga Fuat Spahiu, erdhi edhe fitojra e radhës në Diber. Ishte një lojë e mirë, korekte dhe me shumë shanca per gola.
Spahiu shënoi golin e parë me një gjuajtje nga 30 metra. Pjesa e parë vazhdoi me disa shanca tjera dhe me një lojë te sigurtë.
Pjesa e dytë nisi me një lojë edhe më të sigurtë nga ekipi vendas. Mbas disa aksione resht, Spahiu shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.