Liga e Tretë e Maqedonisë
Përparimi (Ladorishtë, Strugë) 1-1 KORABI
Gol: Adhurim Kaja
Arbër Kuka
Ladorisht, Strugë – 30 Mars 2008 – Ekipi i Korabit ka ndërprerë serinë e humbjeve jasht fushes së saj, pasi në këtë xhiro barazoi dhe mori një pikë në Ladorishtë kundër Përparimit.
E bukura e kësaj loje ishte të shihje një talent të ri Dibran, 17 vjecari Adhurim Kaja, i cili ka lujatur një lojë shumë të mirë, shënoi edhe golin e parë në karierën e tij me fanelën e Korabit. Gjithashtu në këtë ndeshje, lojë shumë të mirë kanë bërë edhe 3 lojtarë të rinjë të cilët duken që kanë një ardhmeri, Pajtim Cami, Ardit Dema (17 vjeçar) dhe Uranik Turkeshi (15 vjecar).
Në pjesën e parë, ekipi Dibran ishte më i mirë në fushë, përgaditen disa aksione të mira për gol, dhe minutën e fudnit të pjesës së parë, falë meritës të Adhruim Kajës i cili me shumë mjeshtëri i kaloi mbrojtësit e Përparaimit dhe shënoi gol për Korabin.
Pjesën e dytë, lojtarët Dibran e nisën duke u munduar ta mbronin avantazhin që kishin, duke u përqendruar në mbrojtje. Deri kah mesi i pjesës të dytë mbroheshin shumë mire dhe organizonin disa kundërsulme të rezikshme, por, për fat të keq nuk aritën ti finalizojnë me gola, dhe kështu erdhi dënimi. Vendasit “fituan” një penallti, një vendim shumë i çuditshëm i gjyqtarit, dhe u barazua loja.