Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI 2-1 Vllaznimi (Strugë)
Gol: Fuat Spahiu, Betim Lleshi
Arbër Kuka
Dibër – 6 Prill 2008 – Korabi shënoi edhe një fitore në Dibër, këtë herë kundër Vllaznimit të Strugës.
Në 5 minutat e para vendasit patën mundësi të shënojnë 2 gola, por të parët në avantazh kaluan mysafirët, ku nga një kundërsulmi aritën të shënojnë të parët. Por, Fuat Spahiu me golin e tij nuk la shumë që të zgjat gëzimi i mysafirëve. Pas këtyre dy golave loja vazhdoj me më shumë aksione për mysafirët por portjeri Dibran, Trapi, me shumë mjeshtëri ariti që të mbrojë të gjithë gjuajtjet e kundershtarit.
Pjesa e dytë ishte një pjesë që i përkiste plotësisht Korabit. Me aksione të njëpasnjëshme Korabi ariti që të shënojë edhe golin e dytë me anë të Betim Lleshit, i cili ariti që tu shmanget tre mbrojtësve dhe shënoi një gol të bukur.