Home » KORABI Dibër » Korabi më i mirë në derbin me Pitu Gulin

Korabi më i mirë në derbin me Pitu Gulin

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi 4-0 Pitu Guli
Gol: Faizi, Fuat Spahiu, Betim Lleshi, Shaban Verlaku

Arbër Kuka
Dibër, 4 Maj 2008 – Korabi fitoi ndeshjen në derbin me Pitu Gulin falë lojës të mirë të lojtarëve vendas dhe dëshirës për fitore.

Pak minuta nga fillimi i ndeshjes, Faizi shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Mbas këtij goli pjesa e parë u takoi plotësisht lojtarëve të Korabit, aksionet për gol nuk mungonin por mungonte finalizimi. Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë se pjesa e parë, një lojë shumë më ofanzive. Mbas një goditje denimi, Fuat Spahiu shenoi një super gol. Mbas këtij goli të mrekullueshëm erdhën edhe dy të tjere nga Betim Lleshi dhe veterani i ekipit Shaban Vërlaku.

About admin

Leave a Reply

Translate »