Liga e Tretë e Maqedonisë
Rabotniku 1-4 Korabi
Gol: Faizi 2, Fuat Spahiu, Adhurim Kaja
Arbër Kuka
11 Maj 2008 – Në këtë xhiro, Korabi ishte mysafir i ekipit Leshani. Lojtarët Dibran kanë bërë mrekulli në këtë javë duke fituar me rezultat të thellë si mysafir.
Pjesa e parë mbaroi me rezultat 1-2, ishte Korabi që shënoi i pari në këtë takim me anë të Faizit. Pas golit të parë, ekipi vendas mundi që ta barazojë rezultatitn, por goli i vendasve u dha edhe më tepër motiv Dibranëve për të shënuar gola të tjere dhe për ta fituar këtë ndeshje të vlefshme.
Pas disa pasimeve të sakta nga ana e mesëfushorëve Musa Samarxhiu dhe Abdul Lleshi, Korabi ariti që të shënojë edhe dy gola te tjerë. Ishte perseri Faizi aij i cili shënoi golin e dytë, në listën e golashënuesve nuk kishte se si të mungonte edhe Fuat Spahiu i cili shënoi golin e tretë, goleadën e kësaj ndeshje e përfundoi Adhurim Kaja.
Javën e ardhshme luhet derbi i ligës, Korabi si vendas pret ekipin e Novacit, i cili gjendet në vendin e parë.