Home » KORABI Dibër » Edhe kryesuesi i ligës humbën në Dibër

Edhe kryesuesi i ligës humbën në Dibër

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi 3-1 Novaci (Manastir)
Gol: Musa Samarxhiu, Fuat Spahiu (2)

Arbër Kuka
Dibër, 18 Maj 2008 – Korabi edhe njëherë tregoi se n Dibër edhe ekipet kryesuese e kanë shumë të vështirë që të marin pikë. Në këtë xhiro, Korabi në Dibër ishte nikoqir i ekipit Novaci, i cili kryeson në ligën e tretë Me një lojë shumë të mirë dhe me dy gola të shënuar që në pjesën e parë, Korabi e bëri shumë të lehtë këtë derbi.

Në pjesën e parë, goli i parë u shënua nga Musa Samarxhiu. Nga një goditje dënimi, Fuat Spahiu me një gjuajte precize shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.

Pjesa e dytë ishte një lojë pak më e ashpër, mbas disa starte të ashpra u bënë dy ndrime të detyrueshme. Agon Gorenca dhe Shaban Verlaku u detyruan të tërhiqn nga kjo lojë për shkak se u lënduan.

Fuat Spahiu shënoi golin e tretë, dhe të dytin personal në këtë ndeshje, me një gjuajte të fuqishme nga një distancë të largët.

Mysafirët golin e nderit e shënuan në fund të ndeshjes, dhe me këtë gol u vendos dhe rezultati përfundimtar.

About admin

Leave a Reply

Translate »