Home » KORABI Dibër » Korabi përfundon sezonin me fitore

Korabi përfundon sezonin me fitore

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi 3-0 Mlladosti (Manastir)
Gol: Shaban Verlaku , Drilon Koleci, Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Dibër, 1 Qershor 2008 – Sot Korabi luajti lojën e fundit në këtë kampionat, dhe me fitore e mbaroi kampionatin. Mysafir në Dibër ishte ekipi Mlladosti, nga Manastiri i cili në asnjë moment nuk mundi me e reziku portën e Korabit.

Pjesa e parë ishte një lojë shumë e qetë me disa aksijone të vendasve por nuk aritën që të shënojne.

Në fillim të pjesës të dytë mbas një dëmtimi 2 javor u rykthye veterani Shaban Verlaku, i cili sapo hyri në fushën e lojës ariti që ta zhbllokojë rezultatin, 1-0 për Korabin. Pas golit të parë loja u bë edhe më e lehtë dhe shancat për gol shtoheshin minutë pas minuti. Një nga lojtarët më të ri në fushë, Drilon Koleci ariti që të shënojë golin e dytë në këtë ndeshje. Goli i tretë u shënua nga golashënuesi më i mirë i ekipit Dibran, Fuat Spahiu.

Një falendërim shumë i madh shkon për të gjithë lojtaret, ishin këto djem të ri që “vullnetarisht” emrin e madh ”KORABI” nuk e lanë që të humbet aq lehtë. Le të shpresojmë që sezoni i ardhshëm të niset me një seriozitet shumë më të madh, me një buxhet shumë më të madh, që edhe lojtaret të ken edhe më shumë vullnet për të luajtur, dhe pse jo për të garuar për të zënë vendin e parë, që ka shumë vite që gjithë qytetetarët e Dibrës mezi që presin që emrin e madh “KORABI” ta shohin duke garuar në ligën e dytë.

About admin

Leave a Reply

Translate »