Home » KORABI Dibër » Falendërim

Falendërim

26 Qershor 2008

Dr. Argëtim Fida, Kryetar
Komuna Dibër
Rr. 8 Shtatori # 72
Dibër, 1250
Maqedoni

I nderuari z. kryetar:

Më lejoni që t’ju falendëroj për ftesën e juaj për pjesëmarrje në aktivitetet sportive me rastin e manifestimit tradicional “Muaji i Kulturës, Dibra 2008”.

Siç duhet pasur ç’do Dibran, edhe ne e kemi nderin që të vizitojmë vendlindjen tonë, dhe sidomos për të marr pjesë, bashkë me vendasit tonë, në manifestimet tradicionale që organizon Dibra.

Grupi i jonë do të udhëtojë për Dibër me 17 Korrik dhe do të qëndrojmë nga 18 Korriku deri më 1 Gusht, domethënë 2 javë.

Kemi dëshirë që gjatë qëndrimit tonë në Dibër të organizohet një lojë në futboll të vogël dhe një lojë në futboll të madh kundër veteranëve të futbollit Dibran. Përveç futbollit, do të mundohemi që të aktivizohemi sa më shumë në të gjithë aktivitetet që do të zhvillohen, qoftë të kulturës apo të sportit.

Zoti ju bekoftë dhe mirë u pafshim në Dibër.

Sinqerisht,

Murat Mela, Kryetar
KF Korabi, NY

About admin

Leave a Reply

Translate »