Home » Latest News » Filluan “Ditët e kulturës dibrane-Dibra 2008”

Filluan “Ditët e kulturës dibrane-Dibra 2008”

Rexhep Torte

Të djelën mbrëma filloi manifestimi « Ditët e kulturës dibrane-Dibra 2008 » me valle të grupit folklorik të SHKA « Haki Stërmilli » Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës, duke e hapur këtë manifestim në poligonin sportiv të mbushur plot me spektatorë,tha se:”Ky manifestim tashmë është bërë tradicional, ku sëbashku me bashkëatdhet- arët tanë që kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në vendlindje do të kalojmë çaste të bukura dhe zbavitëse.

SHKA”Haki Stërmilli” që hapi këtë manifestim me një progarm të shkurtër të valltarwve nga 1-7 gusht 2008 do të merr pjesë në Festivalin ndërkombëtar të folklorit në qytetin Inebir të Turqisë, i cili ka mbi 200 mijë banorë, prej tyre mbi 80 përqind janë me origjinë shqiptare.Më 6 dhe 7 gusht kësaj shoqërie do t’i bashkangjiten edhe përfaqësues të pushtetit vendot të Dibrës,për tu njoftuar me homologët e tyre dhe për të vazhduar procedurën e vëllazërimit me këtë qytet. Të turneun e futbollit të vogël që do të fillojë sonte janë paraqitur 16 ekipe dhe dibranët do të kenë kënaqësinë që dhjetë ditë rrejsht në mbrëmje t’i ndjekin këto gara futbollistike. Progami « Ditët e kulturës dibrane – Dibra 2008 », është program kulturor dhe sportiv.Do të fillojmë me turneun e futbollit, pastaj me Regatën ndërkombëtare të kajakut,do të vazhdojmë me Portikun poetik, ku do të tubohen poetë nga tërë trevat.Kulminacioni do të arrihet me Festivalin Teatri shqiptar në Maqedoni, ku Dibra për disa ditë do të jetë qendra e kulturës shqiptare. SHKA “Haki Stërmilli pas Turqisë do të ketë edhe një koncert festiv. Edhe shoqëritë e tjera të bashkësive tjera etnike që jetojnë në Dibër si turqit, maqedonasit muslimanë dhe romët do të paraqiten me koncertet e tyre. Do të mbahet edhe Festa e shalqirit, por do të shfaqen edhe ekspozita të artit figurativ dhe të skulpturës gjatë verës e deri në vjeshtë”, tha Fida. Turneu filloi me ndeshjen miqësore e Klubit “Korabi” nga Dibra dhe Klubit “Korabi” nga Nju Jorku, që ka ardhur me kryetarin Murat Mela, klub i cili vazhdon ta ndihmojnë edhe financiarisht futbollin dibran në vendlindje. Topin e parë të këtij fillimi e gjuajti Bashkim Abdullahu, legjenda e futbollit dibran dhe mbarëshqiptar.

About admin

Leave a Reply

Translate »