Home » Latest News » KB “Dibra Junior” hyri në historinë e qytetit të Dibrës

KB “Dibra Junior” hyri në historinë e qytetit të Dibrës

image

Klubi basketbollist “Dibra Junior” hyri në historinë e qytetit të Dibrës si ekipi i parë që në mënyrë të organizuar garon në Federaten e Basketbollit në Maqedoni. Për themelimin dhe për ambiciet e këtij ekipi na tregon kryetari i klubit “Dibra Junior” njëkohësisht edhe trajner i ketij ekipi z. Argëtim Jajaga.

Themelimi:

Klubi basketbollist “dibra Junior” filloi aktivitetin në Maj 2005, themelimi u bë pas inicijativës të të rinjëve, dëshirës së madhe për ta bërë Dibrën qytet edhe me basketboll. Me shumë vështirësi inicijatori dhe themelusi i klubit Argëtim Jajaga, dhe falë ndihmës dhe kontributit të kryesisë, Gazmend Çilku, Fatmir Kërliu, Petrit Sela, Atli Koleci, Muamet Ballanca dhe Armin Lata aritën që me këtë klub të fillojnë garën në ligën e tretë.

Pjesëmarja në kampionate:

Si fillim filluam me juniorë, ku patem dhe suksese: kualifikimi në play of, fitorja si mysafire me “Aerodromin” e Shkupit dhe Strumicës në Dibër. Këtu merita të mëdhaja kishte lojtari Armin Lata, me përqindjen e poenave 40 në lojë.

K.B. “Dibra Junior” pranë saj ka 60 lojtarë të ndarë në katër ekipe:

1. Pionerë (meshkuj)
2. Juniorë (meshkuj)
3. Femrat (‘93 viti)
4. Seniorët

Prioriteti i ketij klubi është që në kampionatin 2008 / 2009 të luftojnë për një vend i cili u siguron pjesëmarjen në Ligën e dytë, e cila “eshte e garantuar”. Për sezonin 2008-2009 janë bërë edhe disa përforcime, për K.B “Dibra Junior” do luajnë edhe tre lojtarë nga Shkupi, të ardhur nga ekipi shumë i njohur në Maqedoni, Freshped Rabotnicki.

Gjithashtu prioritet i këtij klubi është që ndeshjet ne ligën e dytë ti luajnë në një salle të re, në një sallë me komode, në një salle ku të ketë mundësi edhe rinia Dibrane të jetë e pranishme. Me padurim e presim ndërtimin e një salle të këtillë.

Sezoni 2008-2009 fillon në tetor, lojtarët Dibran këtë sezon do e nisin me shumë vullnet, sespe në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar kunder “Cerni-Drim” dhe “Angelëve” e befasoi opinionin dhe adhuruesit e basketbollit.

Presim spektakle dhe emocijone të reja në sezonin 2008-2009.

Arbër Kuka

About admin

Leave a Reply

Translate »