Home » KORABI Dibër » “Ditët e Kulturës – Dibra 2008″

“Ditët e Kulturës – Dibra 2008″

Kronologjia e vizitës në Dibër 

Nga NjuJorku në Dibër udhëtuan: Murat Mela, Shpëtim Ramku, Adem Klloboçishta, Alit Jani, Bashkim Abdullai (nuk luajti për shkak lëndimi), Kujtim Kaziu, Mustafa Cami, Avni Ushtelenca, Gëzim Abdullai.

E DIEL, 20 KORRIK

Hapja e turnirit në futboll të vogël pranë “Ditët e Kulturës – Dibra 2008”
Në poligonin e qytetit ishin tubuar simpatizuesit e futbollit ku pa durim pritshin hapjen e turnirit dhe pritjen e mysafirëve nga Amerika. Shikuesit u argëtuan me valle nga ShKA Haki Stërmilli, Dibër.

DSCN0023 by you.


Ndeshje miqësore në futboll të vogël
Korabi, Dibër – Korabi, NY 4:3

Në poligonin e qytetit veteranët e Korabit nga NjuJoku u takuan me Korabin vendas. Loja ishte në nivel shumë të lartë (duke marr parasysh moshën e lojtarëve) dhe besoj që të gjithë të pranishmit mbetën të kënaqur me lojën që demonstruan veteranët edhe pse ekipi vendas ishte më i pregatitur, sidomos fizikisht.

DSCN0029 by you.

Darkë tek restorani Gramos, sponsoruar nga Komuna, Dibër
Mbas aktivitetit të futbollit shkuam në restoranin Gramos ku u shtrua darka për nderin tonë. Kaluam një mbrëmje shumë të mirë, ku si mysafir patëm edhe disa anëtar nga Federata e Futbollit Maqedonas dhe për këtë e falendërojmë mikun tonë, zotin Bekim Bauta.

DSCN0103 by you.

E MARTË, 22 KORRIK

Intervistë për gazetën Koha dhe RTV Zhupa
Gazetarja Vjollca Sadiku bëri një intervistë për gazetën dhe televizionin me Murat Melën dhe Shpëtim Ramkun. Qenan Memedinoski e bëri inçizimin.

E MËRKURË, 23 KORRIK

Vizita tek Myftiu Lata
Paradite ishim në vizitë tek Myftiu Ruzhdi Lata, ku sikur gjithmonë, na pritën shumë mirë. Na shoqëruan edhe z.Rexhep “Rex” Erbeli dhe intelektuali Dibran Mamut Hysa dhe patëm disa biseda të lira.

CIMG1640 by you.

Vizita tek Kryetari Fida
Pas takimit me Myftiun Lata, e patëm radhën të vizitojmë Krytarin Fida në zyrat e Komunës ku na shoqëroj edhe Myftiu Lata. Pos tjerash, biseduam rreth gjendjes të dobët financiare të Korabit dhe mundësia e komunës për ta financuar.

Krytari i Korabit, Dibër z. Sejfulla Jani dha raportin financiar të klubit për vitin 2007-2008 dhe për sezonën e ardhshëm 2008-2009. Duhet veçuar se për here të parë në historinë e Korabit ndodh që klubi të mos ketë borxhe.

Kryetari i Korabit, NY z. Murat Mela i dorëzoi z. Janit donacion në shumën $ 10,000.00

Kryetari Fida premtoj ta vazhdojë ndihmën financiare Korabit dhe Myftiu Lata premtoj që bashkë me z. Janin të angazhohen per të grumbulluar të holla nga bizneset lokale të Dibrës.

DSCN0114 by you.

Ndeshje miqësore në futboll të vogël midis veteranëve
Korabi, Dibër – Korabi, NY 5:3

Në poligonin e qytetit veteranët e Korabit nga NjuJorku dhe veteranët vendas luajtën një lojë miqësore dhe treguan një egzebicion të vërtetë. Veteranët dëshmuan që dikur kan qenë futbolist të talentuar, sidomos ata vendas.

DSCN0132 by you.

E DIEL, 27 KORRIK

Ndeshje miqësore në futboll të vogël midis veteranëve
Korabi, Peshkopi – Korabi, NY 5:5

Në qendrën sportive të Peshkopisë veteranët luajtën një lojë dinamike me shumë gola dhe goditje shtyllash nga të dy palët. Mysafirët u pritën jashtëzakonisht mirë dhe mbetën tepër të kënaqur si me lojën ashtu edhe me mikpritjen. Shpresojmë që vitet e ardhshme ta vazhdojmë miqësine edhe me Korabin e Peshkopisë.

DSCN0176 by you.

E MARTË, 29 KORRIK

Intervistë për radio Merlinin
Radio Merlini bëri një intervistë me Murat Melën dhe Adem Klloboçishtën.

Me kaq mbaruan aktivitet e Korabit, NY 

Falendërime të veçanta Sejfës, Miçes dhe Doktor Lulit që na shoqëruan gjatë vizitës.

About admin

Leave a Reply

Translate »