Home » KORABI Dibër » Edhe një humbje si mysafir kundër Pitu Guli

Edhe një humbje si mysafir kundër Pitu Guli

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

Pitu Guli 1-0 KORABI

Arbër Kuka
Dibër, 21 Shtator 2008 – Vazhdon tradita e keqe, edhe një humbje tjetër e Korabit si mysafir.

Këtë herë ekipi Dibran humbi nga Pitu Guli. Pjesa e parë ishte një lojë e qetë, ishin vendasit të cilët e kërkonin më shumë golin, por portieri i Korabit, Muhamet Trapi ishte në një formë të mire, duke mbrojtur disa raste të mira. Me rezulltatin e “bardhë” mbaroi pjesa e parë.

Ndërsa pjesa e dytë ishte një loje me shumë raste për gola, vendasit vazdhuan me lojën ofanzive duke bërë edhe raste të tjera për gol, por përsëri Muhamet Trapi ishte në vendin e duhur. Korabi kishte dy shanca të mira për gol, e para ishte një goditje nga Fuat Spahiu dhe e dyta nga Erbeli, i cili nga një top të kthyer nuk mundi të shënojë.

Dënimi erdhi në fund, 5 minuta para se të mbarojë ndeshja, vendasit shënuan nga nje goditje denimi.

About admin

Leave a Reply

Translate »