Home » KORABI Dibër » Edhe një fitore në Dibër kundër Beslidhjes

Edhe një fitore në Dibër kundër Beslidhjes

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

KORABI 4-1 Beslidhja
Gol: Albert Kaba (2), Abdul Lleshi, Musa Samarxhiu

Arbër Kuka
Dibër, 28 Shtator 2008 – Një fitore tjetër e lehtë e Korabit në Diber. Beslidhja, ekipi mysafir në këtë ndeshje i mbeti ti gëzohet vetëm golit të shënuar, sepse prej në minutën e parë deri në minutën e fundit lojtarët e Korabit e dominuan ndeshjen.

Ne pjesën e parë u luajt një lojë shumë ofanzive, dhe kjo lojë ofanzive solli edhe 3 gola. Golin e parë dhe të dytë i shenoi Alber Kaba. Mbas golave të para lojtarët vendas morën edhe më shumë vullnet për lojë. Me golin e Abdul Lleshit mbaroi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte një lojë pak më e qetë, avantazhi i madh me gola bëri që loja të jetë pak më e qetë. Perseri Korabi ishte ekipi që shënoi i pari në pjesen e dyte me anë të Musa Samarxhiut.

About admin

Leave a Reply

Translate »