Home » KORABI Dibër » KORABI – Vllaznimi (Strugë) 1-0 (0-0)

KORABI – Vllaznimi (Strugë) 1-0 (0-0)

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

KORABI 1-0 Vlaznimi (Strugë)
Gol: Fuat Spahiu

Arbër Kuka
Dibër, 12 Tetor 2008 – Derbi i shumëpritur i takoi me shumë meritë ekipit të Korabit.

Stadioni i qytetit të Dibrës ishte vendi ku na dha shumë emocione sot, ditë e Diel, në ndeshjen derbi Korabi – Vllaznimi.

Loja filloi shumë mirë për ekipin Dibran, në pjesën e parë paten shumë raste per gol, por për fat te keq nuk ishin shumë të saktë në finalizim.

Pjesa e dyte ishte një pjesë që i takonte Korabit, ishin lojtarët e Korabit të cilët e kërkonin golin me çdo kusht. Por, edhe në pjesën e dytë fati nuk ishte në krahun e lojtarëve Dibran, pasi që nuk mundën me shfrytëzu disa raste të mira për gol.
Në fillim të pjesës të dytë portieri Muhamet Trapi iu desht që ta lëshojë terenin për shkak të një lëndimi shumë të rëndë, ku në një diluftim me kundërshtarin, portieri Trapi u lëndua në kokë dhe menjëherë iu desht që të shkojë në Qendrën Medicinale të Dibrës. Shpresojmë që aij të kthehet sa më shpejtë nga lëndimi.

Në minutën e 70 erdhi goli i shumëpritur dhe që u duartrokit shumë dhe gëzoi pamasë të pranishmit në stadion, ku kishte një numër të madh spektatorësh. Golshënues ishte Fuat Spahiu, ku nga një aksion të pregaditur shumë mirë bashkë me Abib Klloboçishta ariti të shënojë.

Korabi mbas kësaj fitore ka 15 pikë dhe rënditet e 4-a në tabelën e ligës të tretë.

About admin

Leave a Reply

Translate »