Home » KORABI Dibër » Dobrusheva (Manastir) – KORABI 3-2 (1-1)

Dobrusheva (Manastir) – KORABI 3-2 (1-1)

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

Dobrusheva (Manastir) 3-2 KORABI
Gol: Albert Kaba, Adrian Mulladauti

Arbër Kuka
Dobrushevë, Manastir, 19 Tetor 2008 – Humbje e “rëndë”. Përsëri humbje, përsëri si mysafir (4 lojë, 4 humbje), këtë radhë Korabi humbi një ndeshje që e vështirëson edhe më shumë rënditjen në tabelë, humbi një ndeshje nga një ekipe modeste prej të cilës duheshte të meren 3 pikë.

Korabi në këtë takim lojën e nisi pa portierin Muamet Trapi, i cili pas ndërhyrjes hirurgjike duhet të pushojë 2 javë (u lendua në ndeshje me Vllaznimin).

Në pjesën e parë loja nisi mirë, ishte Albert Kaba golshënuesi për Korabin dhe lojtari që shënoi golin e parë në këtë takim. Ndeshja vazhdoi mirë për ekipin Dibran, ku nëpërmjet Faizit goditën edhe shtyllen. Në një aksion të ekipit vendas, mbrojtesi i Korabit, Shaban Vërlaku largoi topin në mënyrë të regullt, por gjyqtari i takimit akordoi një gjuajtje nga pika e bardhë, dhe vendasit shënuan gol. Me rezultatin 1-1 mbaroi pjesa e parë.

Pas gabimit të rëndë nga portieri i Korabit, ekipi vendas kaloi në avantazh 2-1. Përsëri protagonisti i golit të 3-ë ishte portieri Dibran, Kasapi. Mungesa e eksperiencës, mungesa e seriozitetit në ndeshje bëri që Kasapi të ndërhyje në një mënyrë të panevojshme në zonën e reptësisë dhe me të drejtë gjyqtari akordoi penaltin e dytë, te cilin lojtari vendas e realizoi në gol.

Në minutat në vazdhim ekipi vendas mbeti me një lojtar më pak në fushë, me karton të kuq u largua portieri i ekipit vendas. Mbasi i kishin bërë 3 ndrime, ekipi vendas u detyrua që në portë të fuse një nga lojtarët e saj, jo portier. Më shumë se 25 minuta lojtarët e Korabit nuk mundën ta realizojnë këtë “shancë”, vetëm nga fundi i ndeshjes u shënua dhe goli i 2-ë me anë të 11-metërshit nga Adrian Mulladauti.

About admin

Leave a Reply

Translate »