Home » KORABI Dibër » KORABI – Veleshta 1-0 (0-0)

KORABI – Veleshta 1-0 (0-0)

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

KORABI 1-0 Veleshta
Gol: Faizi

Arbër Kuka
Dibër, 26 Tetor 2008 – Fitoren e radhes Korabi e bëri në Dibër, kundër ekipit nga Veleshta me rezulltat minimal 1-0.

Edhe në këtë ndeshje Korabi e nisi lojën pa portierin Muhamet Trapi, I cili vazdhon rekuperimin nga lëndimi. Gjithë pjesa e parë i takonte ekipit Dibran. Me aksione të njëpasnjëshme mundoheshin që të shënojnë në portën kundërshtare, por gati si në shumë ndeshje, finalizimi ishte shumë i dobët. Lojtarët e Veleshtës në pjesën e parë nuk gjuajtën asnjëherë në portën e Korabit, pasi që loja e tyre ishte e pozicionuar në mbrojte.

Edhe në pjesën e dyte ishte e njejta lojë si në pjesën e parë, aksione, goditje në portë por përsëri pa finalizime. Nga mesi i pjesës së parë në fushë u inkuadrua Abib Klloboçishta (nuk lujati nga fillimi për shkak të lëndimit) dhe nuk shkuan disa minuta nga hyrja në fushë e Abib Klloboçishtës erdhi goli i vetëm në këtë takim.

About admin

Leave a Reply

Translate »