Home » KORABI Dibër » KORABI – Përparimi (Ladorishtë, Strugë) 3-2 (2-0)

KORABI – Përparimi (Ladorishtë, Strugë) 3-2 (2-0)

Macedonian_Football_FederationLiga e Tretë e Maqedonisë

KORABI 3-2 Përparimi (Ladorishtë, Strugë)
Gol: Abib Kllobicishta, Fuat Spahiu, Emilli

Arbër Kuka
Dibër, 9 Nëntor 2008 – Fitore në ndeshjen e fundit si vendas për sezonin pranveror. Xhiron e parafundit të stinorit pranveror, Korabi në shtëpi mundi ekipin nga Ladorishti me rezultat 3-2.

Në këtë ndeshje mungonte në formacionin bazë portieri Muhamet Trapi, i cili tani më ndodhet në Itali, edhe Adrian Mulladauti mungonte ne formacion, nga një vendim i çuditshëm i trajnerit, ishte lënë si reserve.

Loja në pjesën e parë ishte një lojë pa shumë shanca. Goli i parë u shënua në minutën e 35, ishte Abib Klloboçishta me një mjeshtëri ariti që të shënojë nga një gjuajte prej një goditje nga këndi. Një minutë para se të mbaron pjesa e parë Fuat Spahiu shënoi golin e dytë nga një goditje dënimi.

Ndërsa në pjesën e dytë ishin mysafirët të cilët aritën të shënonin dy gola dhe barazuan rezultatin. Goli i parë u shënua nga një njëmbëdhjetëmetershe, ndërsa i dyti u shënua nga një kundërsulmi dhe nga një pakujdesi i mbrojtësve të Korabit.

Fitoren në këtë ndeshje e solli Emilli në minutën e fundit të takimit.

About admin

Leave a Reply

Translate »