Home » KORABI Dibër » Postim në Dibra.org nga Murat Mela

Postim në Dibra.org nga Murat Mela

Nderime,

Para se ti jap disa mendime dhe informata deshta të shprehi habitjen dhe çuditjen nga postimet dhe mendimet negative që kanë shprehur Dibranët.

Unë personalisht jam adhurues i flakët i futbollit dhe mirem me futboll që 36 vjet, si lojtar, refer, trajner, organizator, etj… dhe, jam optimist dhe kam durim, jo nga natyra por nga përvoja.

Lexoj shumë kundërshtime ndaj Kryetarit Sejfulla Jani, Trajnerit Bardhyl Skara si dhe disa anëtarëve të tjerë. Unë mendoj se Sejfa është një ndër personat më të ndershëm në Dibër dhe kam besim të madh tek ai, por kjo nuk do të thotë se Sejfa nuk gabon, siç gabojmë të gjithë. Bardhylin nuk e kam njohur dhe për herë të parë e njoftova vjet dhe mua mu duk si person i mirë kurse për vlerat e tij si trajner nuk mund ti shprehi mbasi nuk i di.

Sejfa është iniciator që klubi Korabi nga Nju Jorku është angazhuar ti ndihmojë klubit amë në Dibër dhe të bën vizita vjetore gjatë pushimet verore. Në tre vitet e fundit kemi bërë kontribute: në Janar 2006 – $15000, të grumbulluara nga një aksion i jonë; në Korrik 2007 anëtarët të klubit tonë që vizituan Dibrën i mbuluan të gjithë shpenzimet për lojën barazh që u luajt në Strumicë dhe unë personalisht ju dhurova $400 lojtarëve gjatë një stërvitje që të dalin në stërvitje për një muaj; në Tetor 2007 – $3000 nga klubi; në Korrik 2008 – $10000 nga klubi. Përveç këtyre, sivjet komuna, me Kryetarin Fida, ka kontribuar rreth €8000.

Momentalisht, për të garuar në Ligën e Tretë të Maqedonisë shpenzimet për një sezonë janë mbi €30000, pa paguar ansjë lojtar. Për të garuar në Ligën e Dytë duhet mbi €100000. Këtë e kam konfirmuar personalisht me anëtar të Federatës të Futbollit të Maqedonisë.

Gjatë vizitës tonë në Dibër vjet dhe sivjet patëm takime me Sejfën dhe disa anëtar të kryesisë, me Kryetarin Argëtim Fida dhe me Myftiun Ruzhdi Lata. Në këta takime kryesia e Korabit prodhoi evidencën e shpenzimeve të klubit për dy vitet e fundit si dhe programin për sezonën 2008-2009 dhe duhet përmendur që KF Korabi për herë të parë në historinë e vet nuk ka asnjë borxh. Unë mendoj se nuk është vendi i im që ti publikoj këta të dhëna. Gjatë këtyre takimeve u vendos që shpenzimet të ndahen në tresh, kështu që Korabi NY të mbulojë 1/3, komuna 1/3 dhe Myftiu me Sejfën 1/3 nga donacionet e bizneseve lokale. Përveç kësaj, Myftiu premtoj që do të punojë rreth afrimit të Knaufit me Korabin. Duhet përmendur se Sejfa organizoi vizitën në Dibër e dy anëtarëve (një Shqiptar dhe një Maqedon) të Federatës të Futbollit të Maqedonisë në Korrik 2008 ku ata ishin prezent në lojën tone miqësore tek Poligoni dhe pastaj në darkë organizuar nga Kryetari Fida në restoranin Gramos.

Me siguri keni ndëgjuar këngën “…vetëm leku e çon ujtin përpjet…” dhe shkurt, pa para s’ka kurgja, por Dibra nuk është në gjendje të grumbullojë mbi €100000 në vjet.

E vetmja rrugëdalje është Knaufi.

Zoti ju bekoftë

About admin

Leave a Reply

Translate »