Home » Latest News » Miratohet plani për ndërtimin e sallës sportive në Dibër

Miratohet plani për ndërtimin e sallës sportive në Dibër

Vjollca Sadiku 

Këshilli komunal i Dibrës ka miratuar planin ideor për ndërtimin e sallës sportive. Sipas planit parashikohet të ndërtohet sallë sipas standardeve ku pa probleme do të zhvillohen ndeshjet në të gjitha sportet ekipore.

Këshilltarët unanimisht i kanë dhanë përkrahje planit ideor me çka de fakto hapet rruga për konkurrimin e pushtetit vendor në programin IPA, në sferën e financimeve të projekteve sportive.
Paraprakisht të gjithë klubet e regjistruara në Dibër të cilët garojnë në ligat e ndryshme sportive të vendit i dhanë përkrahje ndërtimit të sallës. Klubet e basketbollit dhe karatesë aktualisht ndeshjet i luajnë jashtë Dibrës, meqë nuk plotësohen kushtet për gara në sallat e shkollave fillore.

About admin

Leave a Reply

Translate »