Home » KORABI Dibër » KF “Korabi” fillon ushtrimet për sezonin pranveror

KF “Korabi” fillon ushtrimet për sezonin pranveror

Korabi, Diber 

Dibranët synojnë ligën e dytë

Klubi i futbollit “Korabi” nga Dibra, i cili garon në rajonin Jug-Perëndim, ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror.

Kryetari i ekipit, Sejfulla Jani, thotë se edhe pse skuadra pas mbarimit të sezonit vjeshtor u gjend në vendin e katërt (22 pikë), pritet që të bëhen angazhime të mëdha për të hyrë në ligën e dytë. Ai thekson se edhe udhëheqësit ndërmorën aktivitete për të përmirësuar situatën financiare, edhe atë duke bashkëpunuar me organizatat e diasporës dibrane në SHBA, pushtetit vendor, dhe biznesmenëve në Dibër.

Ndryshe, para fillimit të pjesës së dytë të sezonit, ekipi është i përforcuar dhe momentalisht ka 27 lojtarë. Ndërkohë, trajneri Bardhyl Skara shpreson se në sezonin pranveror “Korabi” do të tregoj më shumë kualitet.

“Pritet që kuvendi vjetor të mbahet më 27 shkurt, e pastaj, disa ditë më pas, edhe kuvendin zgjedhor ku do të zgjidhet edhe udhëheqësit e klubit dibran, i cili është një ndër klubet më të vjetra fudbollistike në Republikën e Maqedonisë dhe që është formuar në vitin 1923 pohoi Jani.

nga Vjollca Sadiku 

About admin

Leave a Reply

Translate »