Korabi 3-2 Kravari (Manastir)
Gol:Adrian Mulladauti (2), Koleci
Arbër Kuka
Dibër, 15 Mars 2009 – Ekipi i Korabit sot luajti ndeshjen e parë në sezonin pranveror si vendas. Para shikuesëve Dibran, Korabi ariti të fitojë 3-2 kundër ekipit Kravari nga Manastiri.
Në këtë ndeshje kishte disa ndryshime në formacionin e klubit Dibran, mungonin veteranët e ekipit Albert Kaba dhe Shaban Vërlaku, të cilët nuk do japin më kontributin e tyre për ekipin e Korabit, për shkak se janë tërhequr nga fusha e gjelbert. Gjithashtu, ndryshim kishte edhe ne portë, mbas një sezoni jo të mirë të portierit Kasapi, klubi vendosi që për këtë sezon ti besojë portierit të ri Ariton Rexha.
Sa i përket ndeshjes, Korabi bëri një lojë të mirë në pjesën e parë. Në minutat e para u shënua edhe goli i parë i ndeshjes, golshënues ishte Adrian Mulladauti nga pika e bardhë. Mbas disa rasteve të mira që bënë lojtarët e Korabit, aritën që të shënojnë edhe golin e dytë. Ishte i riu Koleci aij që shënoi golin e dytë.
Në pjesën e dytë ndryshoi çdo gjë, ishin mysafiret të cilët dominuan ndeshjen deri në minutën e tredhjete. Fillimisht, shënuan në minutën e 10-të mbas një devijimi të topit nga tereni jo shumë i mirë. Mbas golit të parë shpresat u ritën dhe shfritezuan lojën e dobët të Korabit në ato minuta, dhe shënuan golin e dytë.
Mbas barazimit, Korabi me çdo kusht kërkonte fitoren, me aksione të njëpasnjëshme aritën të shënonin golin e fitores, ishte përsëri Adrian Mulladauti golshënuesi dhe protagonisti i kësaj ndeshje.
Ndeshja e radhes: Mirce Acev – Korabi