Korabi – Rabotniku 2-1 (1-1)
Gol: Drilon Koleci, Abdul Lleshi
Arbër Kuka
Dibër, 19 Prill 2009 – Korabi mposhti ekipin pretedent për të hyrë në ligën e dytë me rezulltat 2-1.
Në pjesën e parë, ishte kundërshtari që kërkonte golin dhe fitoren në këtë ndeshje dhe aritën të shënojnë të parët në pjesën e parë, në minutën e 25.
Ekipi i Korabit në një aksion të organizuar aritën të shënojnë nëpërmjet sulmuesit Drilon Koleci. Me barazim mbaroi pjesa e pare.
Pjesa e dytë ishte një derbi i vërtetë, lojtarët e Korabit hynë në fushë me më shumë motiv dhe me një vullnet shumë të madh për ta fituar këtë ndeshje. Me maximumin e tyre me një lojë të fuqishme aritën ta bëjnë publikun të duartrokasin shumë herë për lojën e treguar, i cili u kishte munguar shumë.
10 minuta para përfundimit, Abdul Lleshi shënoi golin e fitores.
Vlen të theksohet se Adrian Mulladauti, Uranik Turkeshi, Drilon Koleci dhe Abib Kllobocishta treguan një lojë shumë të mirë dhe luftarake.
Ndeshja e ardhshme është edhe një derbi tjeter per Korabin, luajnë kundër liderit të tabelës, Vllaznimi (Strugë).