Vllaznimi (Struge) – Korabi 2 – 0 (2-0)
Arbër Kuka
Strugë, 26 Prill 2009 – Sot ekipi i Korabit udhëtoi për në Strugë për të luajtur kundër liderit të tabelës, ekipit të Vllaznimit.
Ashtu siç ka ndodhur në shumicën e ndeshjeve, edhe në këtë ndeshje Korabi si mysafir solli rezulltat negativ.
Vendasit që në pjesen e parë siguruan fitoren, shënuan dy herë në portën e Korabit.
Rastin më të mirë për të shënuar për Korabin, në pjesën e dytë, e kishte Adrian Mulladauti i cili nga pika e bardhë nuk ariti të shënojë.