Korabi – Dobrusheva 2-1 (2-1)
Gol: Drilon Koleci, Fuat Spahiu
Arbër Kuka
Dibër, 3 Maj 2009 – Fitorja e radhës në Dibër u shënua kunder ekipit të Dobrushevës.
Prej në pjesën e parë u vendos fituesi i kësaj ndeshje. Nga një aksion i nisur mirë dhe një krosim nga ana e Abdul Lleshit, sulmuesi Drilon Koleci shënoi golin e parë. Edhe goli i dytë u shënua shumë shpejt, edhe në golin e dytë u realizua një aksion i mirë që në fund me një gol të bukur e finalizoi Fuat Spahiu.
Mysafiret mbas disa rasteve që patën aritën ta ngushtojnë rezultatin ne 2-1.
Pjesa e dytë ishte një lojë pa shumë raste, të vetmin rast per gol e bëri Abib Klloboçishta i cili goditi shtyllën prej një distancë reth 30 metrash.
Korabi me këtë fitore i bëri 39 pikë dhe gjendet në vendin e 3-të. Ndërsa në vendin e parë dhe të dytë janë Vllaznimi me 55 pikë dhe Rabotniku me 50 pikë.