Home » KORABI Dibër » Filloi sezoni 2009-2010

Filloi sezoni 2009-2010

Korabi, Diber

Liga e Tretë e Maqedonisë

Karaorman (Strugë) – KORABI 2-1 (0-0)
Gol: Abib Klloboçishta

Arbër Kuka
Strugë, 16 Gusht 2009 – Korabi kishte shancin më të mirë për ta mposhtur rivalin kryesor për në ligën e dytë Karaormanin. Në avantazh erdhën të parët por për fat të keq (si zakonisht) rezultati përfundimtar doli në favor të Karaormanit.

Në pjesën e parë ekipi vendas zotëroi ndeshjen dhe bëri disa raste për gol por jo shumë të rezikshme, ndërsa futbollistët e Korabit u mbrojtën shumë mirë.

Pjesa e dytë solli shumë emocione, me një kundërsulm të shpejtë, treshja Fitim Samarxhiu, Fuat Spahiu dhe Abib Kllobiçishta aritën të shënojnë golin e parë. Gëzimin e golit e festuan bashkë me shumë Dibranë që kishin udhëtuar nga Dibra për ta përkrah Korabin. Mbas golit të parë përsëri ekipi Dibran u vendos në mbrojtje por për fat të keq nuk aritën që ta mbrojnë rezulltatin deri në fund. Lojtarët e Karaormait shënuan dy gola dhe morën fitore pa meritë.

Vlen të theksohet se në këtë ndehsje lojtarët e Korabit ndeshjen e luajten me ndresat të reja të cilat dhe kanë logon e klubit të Korabit. Këtë dhuratë e bëri një antar i “Sokolave” që jeton në Itali bashkë me antarë të tjerë të grupit tifozerik Sokolat. Në emër të lojtareve dhe Sokolave faleminderojmë Dugagjin Muçën për iniciativën që ka marë bashkë me shokët e tij që ua sollën këto complete, çanta sportive të mbushura me komplete të ndresave, atleteve, etj… nga Italia.

About admin

Leave a Reply

Translate »