Home » KORABI Dibër » Fitore me shumë meritë për Korabin

Fitore me shumë meritë për Korabin

Korabi, Diber

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi – Prespa 4-1 (2-1)
Gol: Drilon Koleci (2), Adrian Mulladauti, Abib Klloboçishta

Arbër Kuka
Dibër, 30 Gusht 2009 – Ashtu siç priteshte, Korabi në Dibër e mposhti ekipin kundërshtar, Prespën me rezulltat 4-1.

Që në fillim të ndeshjes lojtarët e Korabit treguan se kanë më shumë kualitet nga ekipi kundërshtar dhe rastet për të shënuar ishin të shumta. Golin e pare, me shumë mjeshtëri, në minutën e 15-të e shënoi Drilon Koleci. Ndërsa ekipi i Prespës shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Muhamet Trapi dhe shënuan golin e barazimit në minutën e 30-të. Mbas barazimit lojtarët e Korabit filluan aksionet e njëpasnjëshme, Adrian Mulladauti u ndalua në mënyrë të paregullt në zonën e reptësisëe dhe po ai shënoi nga pika e bardhë.

Pjesën e dytë dominoi Korabi, përsëri patën shumë raste për të shënuar. I pari në pjesën e dyte shënoi Abib Klloboçishta, ndërsa rezulltatin përfundimtar e vendosi Drilon Koleci me një gol të shënuar nga një distancë të largët.

About admin

Leave a Reply

Translate »