Liga e Tretë e Maqedonisë
Korabi – Kravari (Manastir) 3-0 (1-0)
Gol: Fuat Spahiu, Abib Klloboçishta
Arbër Kuka
Dibër, 20 Shtator 2009 – Korabi fitoi lehtësisht ndaj ekipt nga Manastiri, Kravarit.. Që në fillim të pjesës të parë vendasit dolën në avantazh me një autogol. Vazhdimi i lojës i takoi Korabit, bënë disa raste për gola por pa realizim të suksesshëm.
Ndërsa pjesa e dytë u luajt vetëm në fushën e kundërshtarit, ishin lojtarët e Korabit që udhëhoqën lojën dhe bënë një lojë shumë ofanzive duke mos e lejuar kundërshtarin të bëjë raste për të shënuar. I pari në pjesën e dyte shënoi Fuat Spahiu ndërsa golin e fundit të ndeshjes e shënoi Abib Klloboçishta.