Home » KORABI Dibër » Edhe një fitore në Dibër

Edhe një fitore në Dibër

Korabi Diber

Liga e Tretë e Maqedonisë

Korabi – Mirçe Acev (Demir Hisar) 3–0 (1-0)
Gol: Abib Klloboçishta 2, Adrian Mulladauti

Arbër Kuka
Dibër, 25 Tetor 2009 – Në xhiron e 13-të Korabi ariti të fitojë në Dibër kundër Mirçe Acev nga Demir Hisari me rezulltat 3-0, fitorja e gjashtë në fushën e vet.

Pjesa e parë ishte pa shumë raste për të shënuar kur në minutën e 35-të Korabi doli në avantazh me një gol shumë të bukur nga Abib Klloboçishta dhe pjesa e parë mbaroi pa ndryshuar rezulltati.

Edhe pjesa e dytë ishte e njejtë si e para, ndeshja u zhvillua më shumë në gjysmën e fushes dhe ratset për shenim ishin më të ralla. Abib Kllobocishta shënoi golin e dytë të kësaj ndeshje dhe të dytin personal në minutën e 25-të. Ndërsa në minutat e fundit nga pika e bardhë, Adrian Mulladauti vulosi rezulltatin përfundimtar 3-0.

Korabi ka 13 ndeshje të zhvilluara dhe ka 6 fitore dhe 7 humbje.

About admin

Leave a Reply

Translate »