Home » KORABI New York » Urim Lleshi ne krye te Federates se Kajakut ne Maqedoni

Urim Lleshi ne krye te Federates se Kajakut ne Maqedoni

image

Per here te pare ne Krye te Federates zgjidhet nje shqiptar.

Këto ditë në Ohër Federata e kajakut të Maqedonisë zgjodhi kryetarin e saj të rij. Bëhet fjlaë për kryetarin e kajak klubit “Radika”Urim Lleshi, i cili u zgjodh edhe kryetar aktual i Federatës së kajakut në Maqedoni.
Klubi Kajak Kanun “Radika: është antar i Federatës që më vitin 1976, por deri më sot në krye të kësaj Federate, gjer më sot ska qenë asnjë shqiptar u shpreh Urim Lleshi, kryetar i posazgjedhur.ai shtoi se kjo është një meritë për ne .
Lleshi tha se si kryetar i Federatës, së pari do të kontriboj për ti stabilizuar të gjithë problemet që egzistojnë në mes të klubeve , Federatës dhe Agjensionit për rini dhe sport. Njëkohësisht do të ndërmari aktivitete përkatëse për pjesëmarjen e sportistëve më të mirë në përgaditjen paraprake për kampjonatin Ballkanik dhe Europian.
Është një risi sipas Lleshit se sivjet përgaditjet e sportistëve të Maqedonisë do të mbahen në ambientet e liqenit të Dibrës, pasi që ka kushte më të përshtachme për këtë sport. Si dhe një angazhim si kryetar i Federatës angazhim primar do të jetë me përgaditjen e pionerëve si në Dibër ashtu dhe të gjithë Maqedonisë.
Klubi kajak kanun “Radika” ka 50 antar të të gjithë grupmoshave. I cili klub tre vite me rallë ka zënë vendin e parë në Maqedoni , kjo është meritë si e sportistëve ashtu edhe e kryesisë së klubit. Tash në këtë sezon antarët e Radikës” bëjnë përgaditje fizike, në abient të mbyllur , që me fillimin e sezonit do të jenë të përgaditur për pjesëmarje në gara.

Vjollca Sadiku

About admin

Leave a Reply

Translate »