Home » KORABI Dibër » Raporti financiar Korabi, Dibër për sezonin vjeshtor 2009-2010

Raporti financiar Korabi, Dibër për sezonin vjeshtor 2009-2010

KORABI, NY

Përshëndetje z. Murat,

Në vazhdim do të paraqes raportin financiar të Klubit Futbollistik Korabi, Dibër për sezonin 2009-2010.

Me datë 12 Gusht 2009 nga Korabi i NewYork-ut në llogarinë e dollarëve të hapur në Bankën Ekonomike, Dibër, në emër të Sejfulla Janit dhe autorizues Abdul Lleshi, mbëritën 10.000 usd, ku nga to 1.2% u ndalën si provision gjatë transferimit, kështu që në llogari u derdhën 9.880 usd.

Ne vendosëm që parat të tërhiqen me dy nënshkrime, Sejfa dhe Duli, dhe në atë shumë që na nevoiteshin për lojën që e kishim në Dibër apo jashtë. Për çdo transfer dhe për çdo gjë që kemi paguar ose shpenzuar kemi dokumentacion.

Me plot bindje u tregoj se kjo ka qenë e vetmja ndihmë që klubi ka marë për gjithë sezonin e parë 2009-2010, për kundër atyre llafeve apo muabeteve se kinse komuna e ka ndihmu klubin. Kemi fakte se për veç se ndihmës të juaj në klub nuk ka asnjë të hyrë tjetër materijale për veç se tre (3) drekave të cilat i siguruan:

1. Astrit Sodolli pagoi drekë për 16 lojtarë = 80 usd
2. Shatka Dovolani pagoi drekë për 16 lojtarë = 80 usd
3. Dritan Ballanca pagoi drekë për 16 lojtarë = 80 usd

TË HYRAT:

Gjithësej të hyra për sezonin e parë 2009-2010 = 9.880 usd

SHPENZIMET:

1. Pagesa e lojtarëve                           4130   usd
2. Pagese e referëve + delegatët                           1500   usd
3. Pagesa e drekave +shpenzime tjera                             970   usd
4. Pagesa e transportit                             860   usd
5. Shpenzime tjera(pije për lojtarët)                             120   usd
   
               GHITHSEJ :                           7580 USD
   
    Në llogari kan ngelur edhe:                            2300 USD

I. Gjate gjithë sezonit të parë lojtarët janë paguar vetem tre (3) herë:

Me datë 14 Gusht 2009 me listë janë shpërndarë 1680 usd. Këtu u bë pagesa e 16 lojtarëve plus trajneri dhe magazinijeri, gjithë kryesija dhe lojtarët vendosën që të bëhet pagesa para fillimit të sezonit për periudhën kur filluan stërvitjet.

Me datë 11 Shtator 2009 me listë janë shpërndarë 1460 usd ose 61.000 mkd. Këtu u be pagesa e lojtareve për muajin e parë kur filluan ndeshjet.

Dhe pagesa e fundit u bë ditën e festës së Bajramit me datë 26 Nëntor 2009, u shpërndanë 988 usd ose 40.000 mkd, një ndihmë e vogel për lojtarët për festë si dhe pagesa e biletave të studentëve që vinin për ndeshjet.

II. Pagesa e referëve dhe delegatëve për çdo ndeshje të luajtur në Dibër:

Për shtatë (7) lojët të luajtura në Dibër u shpenzuan 60.900 mkd ose 1500 usd, nga 9.000den ose 215 usd.

III. Për transportin e lojtarëve për ndeshjet jashtë Dibrës u angazhua një kombi/taxi.

Gjithësej për transportin u shpenzuan 36.120 mkd ose 860 usd. Për ndeshjet në Strugë, Ohër e paguanim nga 4.000den ose 95 usd dhe për ndeshjet më larg Dibrës, si në Manastir apo Krushevë dhe më larg, e paguanim nga 5.000den ose 120 usd.

IV. Gjithësej paguam 13 dreka të cilat kushtuan 35.400 ose 860 usd.

Siç e ceka më lartë, tre dreka na i paguan biznismenët. Një drekë përafersisht për 16 lojtarë na kushtonte nga 3000 den ose 80 usd.

V. Në shpenzimet tjera kemi shpenzuar gjithësej 120 usd. Në ato shpenzime hyjne benzina për makinën e cila e korte terenin, dy ripa për makinën, si dhe pije freskuese për lojtarët gjatë ndeshjeve.

Mendoj se kjo është mënyrë më e thjeshtë dhe më transparente për tu përshkruar të gjitha shpenzimet që i kishim për sezonin e parë garues.

Në emër të klubit ju falendëroj për kontributin dhe bashkëpunimin.

Pra gjendja momentale në llogarinë e klubit është 2300 usd. Sezoni i dyte po afrohet dhe shpresojmë që kontributi i juaj do të vazhdojë, si dhe të lutemi në kryetarin ose komunën për të ndihmuar barem këtë sezonë sepse të parin ata nuk na kan ndihmuar me asnjë cent.

Ne jemi munduar që edhe të kursejmë, siç e shifni edhe më lartë lojtarët kanë marë vetëm tri herë edhe atë, shuma stimuluese.

Ju përshëndes dhe ju falendëroj,

Abdul “Duli” Lleshi
KF “KORABI”, DIBËR

About admin

Leave a Reply

Translate »