Home » KORABI New York » Takim me Kryetarin Fida në NY

Takim me Kryetarin Fida në NY

Përshëndetje,

Me rastin e vizitës se tij në New York, mbrëmë pata rastin të bëj një takim me Dr. Argëtim Fidën, Kryetarin e Komunës së Dibrës.

Natyrisht, që në krye të bisedimeve ishte gjendja aktuale financiare e Korabit të Dibrës dhe ankesës nga Korabi rreth mos interesimit të Komunës. Pikërisht, njoftova Dr. Fidën për raportin financiar që u shpall këtu në korabi.com dhe positën e tij ndaj Korabit në Dibër.

Dr. Fida më premtoi që Komuna, sipas buxhetit të saj, ka paraparë që ti ndihmojë Korabit me një shumë prej € 5000 (rreth $ 7000), besoj që është një shumë modeste. Përveç ndihmës materiale, Komuna do të jep maksimumin rreth organizimit të biznesëve lokale rreth çështjes dhe ndihmës së Korabit.

Ndër bisedat tjera, biseduam edhe rreth potencialit për investime dhe zhvillimin e Dibrës ku Kryetari më njoftoj me disa projekte që parasheh, sikurse ndërtimi i Qendrës Universitare.

Falendoroj Kryetarin Fida që na nderoi dhe na mundësoj takimin.

Nderime,

Murat Mela
Kryetar, Korabi NY

About admin

Leave a Reply

Translate »